Takimi me Gonxhe Bojaxhiun në Belgjikë

Kultura

Takimi me Gonxhe Bojaxhiun në Belgjikë

Halit Elshani Nga Halit Elshani Më 26 qershor 2018 Në ora: 09:56
Gonxhe Bojaxhiu

Kush e organizoi dhe kush prej shqiptarëve u takue më të në Mons të Belgjikëswshtw motoja e kwti shkrimi. Jo fort larg prej Brukselit në vitin 1977, ndodhi takimi? Ky më gjasë ishte takimi i parë i delegacionit shqiptar  në mërgatë dhe jo vtëm në mërgatë.

Për manefestimet e 100 vjetorit të Nanës Tereze,janë organizue ,vazhdojnë :sipoziume,debate,ekspozita, çfaqën film dokumentar dhe ekspozita Pra në këto organizime,tubime janë shfaqur aktivitete të ndryshme kushtuar  figurës madhështore të Nanë Terezës alias Gonxhe Bojaxhiu, një figurë me përmasa  botërore, që përmes saj populli shqiptar po e identifikon vetën  edhe pran popujve tjerë   për zemërgjerësinë ,kulturën , humanitetin dhe historinë Më rastin e themelimit të Degës se Shoqatës „Nana Tereze „ në Pejë profesor dr.Mark Krasniqi nemes tjerash tha:“Ne shqiptarët nënë e kemi Nanë Terezën alias Gonxhe Bojaxhiun e babë Gjergj Kastriotin alias  Skender Beun „ etj! Mendoj se gjithnjë  Nana Tereze do jetë ,dhe është burim i pa shterrshem i shumë:kronikave,autobiografve, shkrimtarëve qe merren me zbardhjën e bigrafis se ndritur të saj.Sot në gazetën Bota sot u botue një artikull, 18 qershor 20018:“30 vjetori i takimit të parë me Nënën Terezë në New York” :Nga  GJEKË GJONLEKAJ/NEW .

Image

Ja vlen te behët e dijeshme edhe vizita e Nanës Tereze në Mons(60 km nga Brukseli) të Belgjikes me 1977,e ftuar nga Papa-kardinali Zhan Pol II i Mbreterisë së Belgjikës.Eshtë kjo vizitë më vlerë, pasi nat kohë  shumë pak shqiptar mërgimtar dhe autokton kanë pasë njohuri për Gonxhe Bojaxhiun! Më organizimin e Pater Ambrozit-Martinaj, dihët se me te janë takue: Pater Ambrozi, Ded Mjeku,Heroi Enver Hadri dhe Riza Budakova.Vetëm një prej tyre eshtë gjall e tre kanë vdeke!At Ambrozi-Martinaj meshtar në një intervistë për RTSH theksoj:Njëmijë herë kam qenë në rrezik,duke flijue -marr plagë në trup dhe shpirt“ Ky takim i përzmert dhe përmbajtsor nuk duhet te mbetët  nënë hije, posaqerisht me rastin e 100 vjetorit te nanës sonë shqiptare,nobelistës Gonxhe Bojaxhiu.

Image
Nëna Tereze alias Gonxhe Bojaxhiu,At Ambrozi-Martinaj

Opinianët e Riza Budakovës i gjallë:Me ju thanë të drejtën kisha përshtypje se nuk ishim aq të vetdieshëm për këtë takim.Patër Ambrozi nëpërmës Kardinalit ishin ran ë ujdi qe ta vizitoj një delegacion i mërgimtarëve shqiptqr.Ishte thjeshtesia e saj ajo qe na mahniti.Nana u përshendët më ne sikur të përfaqesonim terë shqiptarinë. Ne e kishim po thuejse të njatin fat, ajo ende nuk kishte shkue me vizitue varrin e nens Drane Bojaxhiun në Shqiperi, ne po ashtu nuk kishim mundësi më vizitue Kosovën sepse fatkeqesisht as njani as tjetri nuk ua dijmë baballarëve varrët! Nana e njihte problemin tonë dhe të shqiptarëve në pëegjethesi. Ne i spjeguem arsyt e ikjës,situatën e shqiptarëve mergimtar dhe posaqerisht at në Kosovë dhe ma gjërë, pra në tërë ish Jugosllavinë, ndarjën në katër shtete,shkeljën e të drejtave të tyre.. Po përbuzja nuk e kishte prekë zemren e saj, përkundrazi, në te ajo kishte mbjellë një dashuni që do të rrezatone në mbarë botën.Ia ofruem disa ekzemplar të gazettes, “Zëri i Kosovës”,organ i Rrezistencës Shqiptarëve të Kosovës,qe dilte n’at kohë në dy gjuhë:shqip dhe frengjisht.

Image
Mirënjoje nga LDK-së, Enver Hadri, Kryetar i të Drejtave dhe Lirive të të Shqiptarëve të Kosovës, duke mbajtë fjalim

Përbuzjen, shtypjen dhe dëbimin nga njeriu i pashpirtë qysh fëmijë, kur populli i Saj ishte nën sundim të shkajut aqsa, tue folë për ato mizori sllave mbi shqiptarë, At Gjergj Fishta ka shkrue se; “ .... edhe vetë historia ka t’keq e turp me i përmendë e me i rreshtue ndër fletët e veta”. (Kanibalizmi sllav, HD, 1, 1913.).Gjitashtu vlenë të cëkët artikulli:”Holokausi n’Evropë ka ndodh më se pari më shqiptar” shkruën ,Halit Elshani në gazetën “Kuq e zi” të Belgjikës.- Tek në vitin 1989, ma në fund Nanës i lejohët, vjen edhe në Shqipni...ku,

Image
Riza Budakova,Foto nga vizita e Nanës Tereze-Gonxhe Bojaxhi në Tiranë

Ajo zbaton porosinë e Krishtit: “Duejni anmikun tuej...!” Nanë Tereza kishte pasë ndezë  edhe një qiri mbi varrin e diktatorit ateist...Ne vazhdon Riza Budakova qe pati fatin të takohët më Nobelistën tonë të madhe Nana Tereze dhe pas renjës së komunizmit vizituem vendlindjën tonë.Pra unë Kosovën dhe Pater Ambrozi Martini Malesin e mbi Shkodrës. Ne e patëm këtë fat. Ndersa me vjen  keq qe Enveri u vra nga dora tradhetare e armikut me 25 shkurt 1990 e nuk arrijti të përjetojë frutët e punës se vet. Dedë Mjeku vdiq dhe u varrosë në Bruksel. Këta pra,nuk e përjetuen rrezultatët e punës së pa lodhshme për lirinë dhe pavarësinë e popullit të vet. Sikur Nana Tereze edhe Enver Hadri e filluen rrugën e vështirë dhe të pa njohur meë plot batica e zbatica, por me bindje të madhe dhe të pa luhatshme, u vuen në krye të emisinit të vet per të cilin gadi as kush nuk u besonte! Motoja e saj ishte :”Prej të varfërve duhët zgjedhë më të varfërin”. Kështu edhe vepruem, ne qe formuem 16 nënëdegë  anë kendë të Prishtinës dhe fshatrave për rreth në kuadër të Degës “Qyteti i vjetër” në Prishtinë bashkë më rrethinë , dhe dy degë:at në Preshevë qe e udhëhoqi  prof.Fatmir Fehmiu dhe at në Drelaj të Rugovës nënë udhheqejën e Shaban Gjeladinit, në Rugovë ku të njatën ditë formuem Degën, e Nanës Tereze dhe Shoqatën e Intelektualve të Rugovës. Më kujtohët kontributi i deshmorit Selman Lajqi i cili ishte motorri kryesor për formimin e këtyre dy shoqatave rrespektabile,dhe jo vetëm kaq ai kishte pregaditë për korin të cilin e udëqke motra Drita Sadriu dhe per ne qe kishim shkuar nga Prishtina  një drekë qe nuk harrohët. Për transport,minibusin duhët përshendët Ibrahim  Osmanin. Për këtë kontributë Shoqata Nana Terezë “Dega Qyteti i vjetër” u ka ndar nga një mirënjohje:prof.Fatmir Fehmiut,deshmorit Selman Lajqit dhe Ibrahim Osmanit,dehsmori   fatkeqesisht nuk pati fatin ta marrë sepse ai ra deshmor në krye njisitin e UÇK-ës të Rugovës me 1999.

Ndersa Enver Hadri në epitafin: “KOSOVA është gjaku ynë që nuk falët! Vazhdonte me moton:

”Liri Rritesh me vdekjën time para meje,

unë jam më i vjetër se vjetët e mija,

e më i Zi se gëzimi im”

Konformë kësaj nëna Tereze kishte deklarue:“Vorfnia për né asht Liri, nuk asht turp as ndëshkim.

Nena e gjithë shqiptarëve,past ndjesë e kishte kuptuar dhe i kishte dhënë vehtës qellimin,detyrën qysh para se të merrte “udhën e Indit”. Prandaj edhe “muslimanve u lexonte Kuranin, Indusve u jepte uji nga Gange, e katolikët i kungonte”.

TË TJËRËT PËR NANË TERËZËN

Mahatma Gandi u thotë gazetarëve për Nanë Terezen:

“Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij. Më 10 Dhjetor 1979, Nanë Tereza, merr çmimin “Nobel” për Paqë... Aty, Ajo, kërkon korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga primja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit!”. Dhe jo vëtëm kaq:

Në sallë i drejtohet Mbretit Olaf V: “Po përsëris, Madhni, aborti asht një vrasje!”

Dhe pak ditë ma vonë deklaron: “I mora paret nga duert e lypsit dhe ndjeva në zemër që prej tij kishe marrë ma shumë se çmimin ‘Nobel’...”

Papa Gjon Pali II ka thanë: “Nanë Tereza asht grueja që i dha trajtë Shekullit XX.

Ronald Regan: “Kishte fjalët në përputhje të plotë me jetën, diçka vërtetë e rrallë në botën e sotme.”

Helmut Kohl: “Shembull i mirësisë së humanizmit njerzor.”

Indira Gandi: “Me u takue me Te, domethanë me ndje pushtetin e butsisë, forcën e dashnisë.”

Bill Klinton: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo që më bani me e dashtë kombin shqiptar. Dhe tashti ndjehem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Toni Bler: “Shpirti i Saj do të rrojë si frymzim për të gjithë ne!”

 Martin Camaj: “Legjendë e gjallë. Luftare kundër  mjerimit njerëzor”

Fatkeqesisht kjo ngjarje ende nuk ka zënë vend në thesarin bibliografik nga biografët mbrenda dhe jasht vendit.Vtëm njeri nga ata qe u takuën n‘at kohë me Nënen Tereze sot është  gjallë, tani ndodhët në Suharekë . Pra tre prej tyre janë vdekë. Pse nuk intervistohën biografët  në mënyrë qe kjo deshmi të futët në analët historike?A është kjo ekskluzivivitët i  vëtëm për ata qe nuk pranojnë mëndimët e të tjerve?

Literatura:

1.At Gjergj Fishta: Kanibalizmi sllav, HD, 1, 1913.).

2.Halit Elshani:Holokausi n’Evropë ka ndodh më se pari më shqiptar.Gazeta “Kuq e Zi”-2000,Bruksel

3.Danjell Gazulli dhe Fritz Radovani :"100 vjetori i nanës sonë shqiptae"vvv.tribunashqiptare.com

4.Vendimët e themelimeve të Shoqatave Nëna Tereze”qyteti i vjetër-Prishtinë,

5.Halit Elshani:Intervistë më Riza Budakova,Bruksel 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat