Genc Bekteshi prezantohet në një koloni artistike në Sarajevë

Kultura

Genc Bekteshi prezantohet në një koloni artistike në Sarajevë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 19:22

Piktori suharekas Genc Bekteshi ka qenë i ftuar në koloninë e artistëve “Art House” në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës. Ai u ftua në mesin e dhjetëra artistëve nga shtatë vende të botës.

 

Bekteshi, që rrjedh nga familja e piktorit të njohur Naim Bekteshi, ka treguar se Sarajeva ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme.

“Ndryshe nga ajo që mund të shihet online, Sarajeva është një kryeqytet fantastik. Pjesët e reja dhe pjesët e vjetra të qytetit të shetisin në kohë dhe të japin kënaqësi të veçantë”, ka treguar ai. Madje Genci ka treguar se ka takuar edhe kosovarë tjerë që janë gjeneratë e tretë që jetojnë në Sarajevë, shkruan Therandapost.

Për këtë koloni ka raportuar edhe prestigjiozja “Al-Jazeera Balkans”, ku thotë se kjo koloni ka arritur të bashkojë popujt dhe kulturat.

Kjo nuk është hera e parë që Bekteshi lë shenjë në koloni të ndryshme jashtë vendit, sikur ajo në Pljevlje të Malit të Zi apo edhe në disa tjera në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat