Dokumentari kushtuar mërgimtarëve në Danimarkë me premierë në Prizren - Bota Sot
Dokumentari kushtuar mërgimtarëve në Danimarkë me premierë në Prizren

Kultura

E diel, 18 nëntor 2018

Dokumentari kushtuar mërgimtarëve në Danimarkë me premierë në Prizren

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:58

Premiera e filmit dokumentar “Rrënjët shqiptare-dheu danez”, për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë, do të shfaqet më 22 korrik në Prizren.

Regjisori Ixhet Lutfiu duke qenë pjesë e ekipit të radio televizionit “Zëri i Kosovës” që nga viti 1991 ka arritur të grumbullojë materialin e nevojshëm dhe të shfrytëzoj në mënyrë profesionale arkivin e këtij mediumi të rëndësishëm kombëtar për të realizuar këtë dokumentar.

Dokumentari përshkruan kronologjikisht (që nga viti 1965) veprimtarinë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Danimarkës dhe është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë, që po promovohet tani, përfshin vitet 1965-1999 dhe trajton mbi 20 tema, kurse pjesa e dytë që përfshin vitet 2000-2018 trajton rreth 40 tema të fushave të ndryshme si psh arsimi, kultura, sporti e muzika, shkruan ata.

Ky film dokumentar ka për qëllim nxitjen edhe të shqiptarëve në vendet e tjera perëndimore për të bërë edhe dokumentar të tjerë që të mos harrohet kontributi i mërgimtarëve.

Premiera e filmit do të jetë në Kino Lumbardhi më 22 korrik, duke filluar nga ora 20:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test