Marrëzi në komunitete - Bota Sot
Marrëzi në komunitete

Kultura

E martë, 18 shtator 2018

Marrëzi në komunitete

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 korrik 2018 Në ora: 08:21
Fatmir Lohja

Pas rreth pesëmbëdhjetë viteve u riktheva në atdhe.Nga koha e gjatë në emigracion, më këputi  malli  për çdo gjë shqiptare. Megjithëse në largësi,me mjetet bashkëkohore të komunikimit, isha vënë në dijeni për shumë gjëra si për të afërmit ,edhe për mëmëdhenë,por  është krejt ndryshe kur merr aromën direkt. Gruaja me fëmijët,që vinë në Shqipëri çdo vit,nuk erdhën këtë verë,se presim që në shtator të shtohemi me beben  e tretë.Mjekët këshilluan :” Rruga e gjatë nuk i bën mirë as nënës,e as bebes.”.

 Ndryshimet më ranë në sy pa u ulur  në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.U ndjeva krenar  kur pashë bustin e saj.Në kufi më mërziten pak me pyetje të shumta, por vëllai ,me një shok ,i sheshuan shpejt shqetësimet e policve.Në dy ditët e para nuk dola nga shtëpija.U çmalla me prindërit, vëllezërit, motrat, nipat e mbesat. Pati dyndje  në apartamentin e prindërve.Erdhen më takuan komshijtë, kushurijtë,  shokë e miq, …… Këtë traditë të bukur nuk para e shoh në emigracion.

Në darkën e ditës së tretë,me këmbënguljen e vëllait,dolëm në qendër të Tiranës,për të parë një ndeshje të Kampionatit Botërorë të Futbollit.Dola edhe të shpihem ,edhe të takohesha me ndonjë mik. Jam sportdashës  i vjetër i klubeve  italjane të futbollit.Në këtë vit ata janë eliminuar, prandaj jam  indiferent për këtë ngjarie madhore të futbollit. Ndryshime të bukura  pashë në sheshin Skënderbej.Ekranet e mëdhej, sëbashku me karriget ,ishin rreshtuar  si në vendin ku jam ngulitur.

Me nga një shishe birrë në dorë,zumë vend në mes të komunitetit të dashamirësve të futbolli. Disa prej tyre më njihnin. Ndeshja ende nuk pati filluar,prandaj vëllai me prezantoi me shokët e  rinj.Një shok i vjetër,që e dinte mirë se jam tifoz me italjanët,hapi temën e eleminimit të tyre.Papritmas mendimet ekstreme u shkapeten me nervozizëm:” Pa Italinë nuk ka kuptim Kampionati Botëror.Pepinot nuk shihen më me sy të ballit kur luajnë futboll.Seria A ështe më e ndjekuara në botë.Serinë A s’e shohim më as me  …..”

 Më tundonin  kureshtjen debatet energjike,sepse po i shihja  se e kishin  me seriozitet tërë atë nevrikllëk.Sa ka folur shishja e birrës,fola unë.Fati i madh që filloi ndeshja,sepse u përqendruam te ekrani.

Me mbarimin e pjesës së parë,u dëbatua deri në imtësi,me tifozllëk, mbi të mirën edhe të keqen e eliminimit të ekipit Gjerman.Mendimet e kundërta përplaseshin më shumë agresivitet,sepse gjithësecili ishte i bindur se vetëm ai ka të drejtë në arsyetim. Të tilla situata në emigracion nuk i shoh as në teatër.

Kur mbaroi ndeshja,i mora leje vëllait për t’u larguar.Nuk më linin shokët e tij. Më terhiqnin përkrahu secili për hesap të vet.Nuk dinja me ke të shkonja. Humbësit i mbanin turit varur dhe nuk linin gjë pa sharë kundërshtarët, gjygjtarët dhe ata që mbronin fitoren. Fituesit në ekztazë.Mirë që lavderonin çdo lojtar të ekipit të zemres, por nuk e merrja vesh pse e prishnin gojën duke sharë kundërshtarët.

Në këtë kaos u adresuam për t’u ulur te  lulishtja e lagjes.Gjatë rrugës doja t’u bishtnoja .Shihja majtas e djathas për t’i mbetur në dorë ndonjë të njohuri,me bindjen  se vetëm në këtë mënyrë mund të shkëputesha nga  zallamahia e komunitetit të tifozëve. Për dreq,nuk njihja askënd.Tirana ka ndryshuar shumë edhe me e objekte ,edhe me banorët.I pa shprese, dëgjoj një zë të hollë që më thërret me embëlsi femërore.Ishte Jorgoja, deledashi i fakultetit ekonomik. Përpara se të shkoja në emigracion,i jam fshehur që të mos më shihte.Nga halli që kisha, u turra me vrap drejt tij dhe e takova  kinse   me  mall.

Vëllait i bëra me shënje se do të vi pak më vonë.Shokët e tij, kur më panë duke u rrokur me Jorgon,me vrojtonin  si miun e kanaleve.Rashë nga shiu në breshër.Me pasion më tregoi për legjislacionin e miratuar për komunitetin e LGBT-së. Më keq se tifozët, me të cilët  porsa u ndava, filloi të shajë qeverinë mbarë  e mbrampsht, sepse nuk e zbaton në praktikë legjislacionin e miratuar.Për akuzat ndaj qeverisë nuk e vura ujin në zjarr. Kur filloi të shajë  në emër të komunitetit tij  burrat shqiptar,si brënda kufijve dhe jashtë ,sepse e urrejnë sojin  e tyre , nuk m’u durua më.

Ke mbetur pa dashnor,që  ke  tërë këtë mllef ndaj meshkujve  shqiptarëve?-e pyes me ton.
Po. Ende nuk e kam gjetur burrin tim të dashur,- më përgjigjet duke i shkuar goja lëng.
M’u hiq, more dreq!Mu më gjete për burrë!?
Te ju emigrantët i kemi shpresat.Ju jeni emancipuar në Europë,- vazhdonte të më lepihej Jorgoja.
Nuk jetoj në Europë.Banoj shumë më larg .
Për hatër të dashurisë jam e gashme të ndjek kudo.Edhe me dokumenta e kam bëre konvertimin nga mashkull në femër.Çdo shtet na e celebron dashurine tonë.
Ku jetoj unë, janë më të ashpër se komunistat,që ju fusnin në burg. Shoqata e gjuetarëve si për skilet, edhe për sojin tuaj ,i marrin në shënjë për t’i eliminuar në vend, - dhe u largova pa i dhënë dorën.

E pashë mirë që u frikësua deri në palcë.Kur u largova pak, filloi të shajë la e pa la. Se kutj i edresoheshin  sharjet,nuk u  vura veshin. Jam dakort që deledashët të mbrohen me ligjë,por i lutem Perëndisë,të mos kem punë me ata-ato-të.

Me hap të shpejtë u nisa  për t’u strehuar në shtëpi.Nuk akuzoja kënd për shqetësimin tim. Koha bën të veten dhe  o psikologjia ime,o  e vendasve ka ndryshuar, justifikohesha me rradaken time.Shprehjet e komunitetit të tifozëve nuk mund t’i lexosh në libra,në gazeta,apo në eksplorimet në internet.Ata mësohen vetëm në stadiume.Me çfarë pashë në televizor,në një seancë plenare në parlament,gjuha e tifozëve ka zaptuar edhe mendjet e komunitetit të deputetëve, të nderuar. Vihen re  menjëherë ndryshimet në mes nesh edhe të huajve,si në; tonalitetin e të folurit ;pasionin për të mbrojtur të tënden;  këshillimin pa të kërkuar tjetri ndihmë; dukjen për t’u prezantuar  i gjithë ditur vend e pa vend.Mua më pëlqen më shumë ngohtësija mesdhetare,se ftohtësija polare,por duhet me karar.

Pranë shtëpisë,nga një kafene,me thërret komshija.Isha i detyruar ta takoja,sepse familjarish erdhi te shtëpija e prindërve,për të më uruar mirëseardhejn në Shqipëri.I dhashë dorën atij ,dhe mikut që kishte pranë në tavolinë,me idenë për të mos u ulur.Zotërija doli se ishte deputet i pozitës dhe përfaqësonte komunitetin e  lagjes tonë.

Sa e mori vesh se jam emigrant , në emër të komunitetit, zuri të flasë pa pika, e pa presje,për gabimin fatal të braktisjes se atdheut.Sipas tij, nën udhëheqjen e legjendarit, të kryetarit të  partisë së tij heroike,Edeni i Bibles është lënë në bisht me kohë.Për të më mbushur mendjen se në Shqipëri është bërë e papara,edhe e padëgjuara,natyrisht vetëm në progres,e tirrte edhe trashë,edhe hollë.Nuk e përmendi faktin, që Europa na e mbylli derën edhe për një vit tjetër.

Të papunët i emertonte dembelë,sepse, sipas tij, punë ka  sa të duash. Tridhjetëmijë   shqiptar,që ikin çdo vit në emigrim,i cilësonte  tradhëtar, identikë si unë. Pagat dhe pensionet që janë  më të vogla në rajon, i rrafshonte me çmimet e ulta në treg.Për të më mbushur mendjen , tregoi me krenari,se tridhjëmijë pensionistë italiajnë po pleqnojnë në atdheun tonë të dashur ,sepse  është fanar ndriçues  buzë  Adriatikut.Për mbjelljen e drogës,shante komunitetin ndërkombëtar që nuk e lejon legalizimin në Shqipëri.Inatin më të madh e kishte me hollandezët, që vetë e kanë ligjëruar shitjen,ndërsa për ne hanë ….. kot.

Meqë komshija nuk e kundërshtonte,u binda që komuniteti është dakort. Nuk nxorra asnjë fjalë. Nuk ia lejoja vetes  të kacafytesha me dy “eruditë”,për gjëra që nuk i njihja.Edhe deputeti ynë flet gjatë,  për të na mbushur mendjen për programin e partisë se tij.Ju a them me ndershmëri, edhe përpara, edhe pas zgjedhjeve, na dëgjon ndonjëherë.

T’u mbush mendja që ke emigriuar fare kot ?- më drejtohet ,duke u mbështetur në karrige,për të pushuar pak.
Zotni deputet!Meqë nuk ju njoh,po ju pyes: A e pëlqeni humorin?
Humorin e dashuroj,por çfarë fola deri tani, është tërësisht serioze,- me përgjigjet me vetulla të ngrysura.
A mund të ma shpjegosh, pse e shqetësoni veten,për veprimet e mia?
Si mos të shqetësohem!?Nuk e kupton kaq e gjë? Je banor i lagjes,dhe dihet, që nga ky  shkak,  kam humbur votat e familjes tënde.
Ku i dini ju bindjet e mija politike,që keni kaq garanci se do të votoja për ju.
Thjeshtë fare.Familja dhe i gjithë fisi juaj ,në këtë lagje ,votojnë për mua,- dhe ktheu shikimin nga komuniteti për të marrë miratimin e fjalëve të tija.

Komshiu, me levizje kokë dhe buzëqeshje të sforcuar e mbështeti më shumë ngrohtësi .Po i vëreja me vemëndje nëse ishin në “ metro”,apo kërkonin të bënin shaka më mua.

Heshtja e juaj tregon se unë kam të drejtë në arsyetim,- më drejtohet deputeti i nderuar, i bindur plotësisht në të tijen.
Krejtësisht të drejte nuk keni.Tani që po vija për  në shtëpi,takova rastësisht një anëtar të komunitetin të LGBT-së.Më tregoi se keni miratuar ligje bashkëkohore për mbrotjen e drejtave të tyre.Ai,me sojin e tij,protestojnë sepse  ligjet  nuk zbatohen në Shqipëri.
Mos mi zër me gojë vëmjet!- më urdhëroi deputeti me agresivitet.
Ata janë qytetar shqiptar.Kërkojnë të drejtat e tyre,që  ia keni ligjeruar. Nuk keni të drejtë t’i përçmoni !Dele-dashët dalin edhe në mitologji.
Të jetë për mua i syrgjynos në stepat e Siberisë,në shkretëtirën e Saharasë,në dreqoll,vetëm të mos i shoh më në Shqipëri.Nuk kemi  çfarë t’i bëj Europës plakë, që na kërkon të miratojmë   ligje absurde!?
Edhe ku jetoj une, ka shumë ligje, që mbrojnë   të drejtat e komunitetit te tyre, - e gergas me qetësi.
Ky fakt më jep të drejtë mua,që them se keni bërë gabim fatal,qe keni emigruar aq larg.
Ligji ka dalë edhe në Shqipëri.Vetë me treguat se e keni ngritur kartonin jeshil për ta miratuar.
Nuk besoj se duhet ta kujtoj unë,qe ligjet në shtetin tuaj zbatohen nen për nen,dhe në Shqipëri është në dorën e zotni Maliqit.
E kush qënka ky zotni Maliq, që është mbi ligjin?- e qesëndisa  me pasion të rrezervuar.
Jemi ne,- dhe u ngrefos zoti deputet, duke vënë dorën mbi supin e komunitetit.
Ndërsa  ligji nuk u zbatoka në Shqipëri,përse më kërkoni të më futni nën tutelen e zotni Maliqit?
Të garantoj se do të dal zot në vazhdimësi.
Shoku im i fakultetit,Jorgoja,më shprehu dashurinë për martesë.Meqë në Shqipëri nuk zbatohet ligji,do të largohem për të bërë menjëherë  divorcin ,më pas martesen me Jorgon,- fola në ekstremitetet e sforcimit fizik,për të mbajtur  nën frena gazin,që më kishte pushtuar çdo qelizë.

Mesa pashë në fytyrat e tyre, interpretova bukurmirë. U pataksën kur më dëgjuan. Shihnin njëri-tjetrin në sy ,me trandje psikologjike.  Me përçmim më hidhnin ndonjë shikim edhe mua.Kur u përqendruan ,m’u turr i pari komshiu,që ra me të dy këmbët në grackën e humorit tim. Nuk  la gjë pa thënë për çmendurinë time. Arsyeja e tij nuk mund ta kuptonte, që një burrë dyzet vjeçar,i martuar me një “mis”,me dy fëmijë si drita,kërkon t’i braktisë për të shkuar pas bythës së deledashit.I lutej Perëndisë,me duar edhe me këmbe,që të më sillte mend.Ndërsa deputeti më shihte,si polici kur kap ndonjë kriminel gafil.Kur e shkarkuan mllefin, u ngritën në këmbë mënjeherë,duke ma shprehur haptas, se nuk donin  të qendronin me mua asnjë sekond më shumë.Punë më të mirë se kjo,edhe unë nuk  pretendoja më shumë prej tyre, në ato momente.

Nuk thonë kot se:”Çohet një  marro; e hedh një gurë në ujë, e njëqind akademik  nuk e nxjerrin dot.””.Të nesërmen e asaj nate,me miqtë u nisëm për  një shetitije turistike  nëpër Shqipëri.Nuk lamë vend pa shkelur si në mal, edhe në fushë,edhe në bregdet.U kënaqem me; bukuritë natyrore; investimet e reja fine;  mikpritjen e vendasve; gatimet tradicionale,…..Dhjetë ditë me kumunitetin tënd nuk u shkapete asnjëherë? Kërkoni t’i dini të gjitha.Përpara se të niseshim,i porosita miqtë,se po të grindeshin do të kthehesha menjëherë në Tiranë.Kam udhëtuar dy orë paradite,dhe dy orë pas dite, me të katra autoveturat që kishim dispozicion.Në pesëditeshin e parë pati ca nisma zënkash, që i shuam me shpejtësi,sepse qendronim pak në një vend. Në pesë ditëshin e dytë,ndoshta nga që  gjaku im mesdhetar   u ringroh, truri nuk më ka rregjistruar asnjë fërkim.

Me lot në sy u takova me prindërit dhe të afërmit kur erdha.Me lot u ndave edhe kur mora rrugën  për t’u kthyer  .Sa futemi në aeroport na  del Jorgoja përpara me dy stërvalixhe të këmbët.U turr me shumë epsh për të më qafuar.U shmanga menjëhere.Me mimikë e shprehte qartë se nuk po e kuptonte ftohtësinë time. Vëllai gadi desh e mbyti.Jorgoja ,me zë të hollë,bënte be e rrufe se e ka marrë vesh e tërë Tirana ,nga goja e deputetit,se do të ndanja gruan dhe do të martohesha me atë.I përgjerohej vëllait,që mos t’i prishte dashurinë e çashtërt. Mo nxorri bojën, sepse u mblollën me maç e kuç, që gjendeshin në ato momente në aeroport.

Çfarë të ka thënë deputetit?- e pyes me vetulla të shtërnguar në ekstrem.
M’u sikteros  në dreqoll  me  dashnorin tënd ! - më përgjigjet çuditërisht  duke buzëqeshur.
Si të thashe unë?
Atje ku banon ti i vrasin si skilet ,edhe shokët e mi,por unë i besoj zotit deputet.
Shko martohu me deputetin që të ka votuar ligjin!
Ku ta gjej atë fat që deputeti të dashurohet me mua?Ai më rekomandoi ju.Ti e di mirë se unë të kam pasur dobësi që student.

Si nga pusi doli komuniteti – LGBT-së ,me pankarta në duar.Në kor ulurisnin  për të mbrojtur të drejta e tyre.Ishte lajmëruar edhe konsulli  i shtetit tim, në Tiranë. Kur i tregova aventurat e pushimeve, edhe ai qeshte me zë.

Kanë bërë zhurmë të madhe këto ditë.Më thuaj diçka si t’i heq qafe?- më pyet me sinqeritet.
Thuaju se pa bërë divorcin unë,nuk mund t’i paisësh me vizë,sepse ligji I shtetit tonë, nuk  e lejon poligaminë.
E kanë lajmëruar gruan tënde.Ajo nga merzitja  ka derguar letrat e divorcit në gjykatë.
Kodosh Maliqi arriti edhe  te ne?
E kush është ky Kodos Malici?
Eshtë ai që i thyen ligjet e shtetit si t’i dojë qejfi.Pa nënshkruar unë si do të bëhet divorci?- e pyes i nervozuar.
Komuniteti i   tyre i ka bërë letrat gati. Nënshkruaj këtu, se divorci bëhet online.
I nderuar konsull! Ju e dini mirë se jam  shqiptar.Mësoje diçka nga ne! Kur na llastohen gratë,kemi ca marifete zakonore,për t’u sjellë mend e kokës. Nëse hargela ime,  kërkon të më ndajë për këtë shkak,”Besa besë,e fjala fjalë” , nuk martohem me deledashë,sa të jem gjallë. Jam I bindur se   komuniteti i damave,”zana ishin,por zana nuk janë”,sepse  i ka me bollëk  marrëzitë,unë përsëri i kam xhan,sepse mbetem  merakli   grashë.

Erdhi koha për të hipur në avion .Komunitetin  e deledashëve ia lashë në shpinë konsullit të nderuar. Për të qetësuar tim vëlla, i them në vesh:”Thuaju prindërve, se pa u martuar Jorgoja nuk vi më në Shqipëri. Kur u botua ky tregim, dhe  shoqet e saja qeshnin  me sinqeritet,shtatzëna  i tërhoqi  letrat e divorcit nga gjykata

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test