Dashuria fluturon ngadalë - Bota Sot
Dashuria fluturon ngadalë

Kultura

E diel, 18 nëntor 2018

Dashuria fluturon ngadalë

Nga: Jan Kosova Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:43
Jan Kosova

Nuk është dashuria e vërtetë si  fluskë sapuni

Që rritet shpejtë e fluturon edhe kur nuk ka erë

Dhe pastaj sa qel e mbyll sytë i vjen edhe fundi

Pa e lënë asnjë gjurmë ikën, zhduket përnjëherë

Dashuria e vërtetë rritet ngadalë në vazhdimësi

Se ajo ka kohë, një shekull është shumë i gjatë

Kur të jetë rritur mjaftueshëm, kalon në përjetësi

Dhe nuk e shkatërron dot fortunë as shtrëngatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test