Fustanella e Stan Dragotit

Kultura

Fustanella e Stan Dragotit

Nga: Ilir Ikonomi Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:11
Stan Dragoti

Më kujtohet si sot ajo ditë e vitit 2008 kur shkova të intervistoj Stan Dragotin, regjisorin e famshëm shqiptaro-amerikan në apartamentin e tij mu në zemër të Nju Jorkut.

Në dhomën e ndenjjes mbante një fotografi ku kishte dalë fëmijë i vogël, i veshur me kostum shqiptar.

Fustanella dhe çorapet me kordon të zi i rrinin bukur. Dukej qartë që Stani krenohej me fustanellën e tij.

-Ma veshi nëna që të më nxirrte në fotografi. Çdo shqiptaro-amerikan dhe çdo fëmijë shqiptar e ka të veshur atë rrobë thellë në zemrën e tij, – më tha.

E pashë me kujdes fotografinë. Sa e bukur! Thashë me vete se me siguri shumë nëna shqiptare në Amerikë i vishnin fëmijët me kostum kombëtar dhe i fotografonin që ata të mos harronin nga kishin ardhur.

Duke shijuar veshjen e djalit dhe pozën që kishte marrë, dallova dy gjurmë që mezi dukeshin, si rrëkeza të vogla uji që kishin rrëshqitur nga sipër dhe e kishin prishur paksa foton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat