I jepet lamtumira e fundit aktorit Fadil Hasa

Kultura

I jepet lamtumira e fundit aktorit Fadil Hasa

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:04

Familjarë, miq, artistë dhe qytetarë të shumtë po japin sot lamtumirën e fundit në hollinë teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Homazhit i janë bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe ish-kreu i qeverisë Sali Berisha.

Image
Aktori tashmë i ndjerë Fadil Hasa

Fadil Hasa ishte një aktor popullor i humorit, që bëri të qeshë me vite me radhë breza të tërë.

Fadil Hasa ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, duke lënë pas dy vajzat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat