Inspektorati i Arsimit anulon rregulloren e Arteve - Bota Sot
Inspektorati i Arsimit anulon rregulloren e Arteve

Kultura

E premte, 19 tetor 2018

Inspektorati i Arsimit anulon rregulloren e Arteve

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:09
Inspektorati i Arsimit anulon rregulloren e Arteve

Inspektorati i Arsimit ka vendosur dje, më 17 korrik 2018, ta anulojë rregulloren për avancime në Fakultetin e Arteve dhe pjesërisht konkursin e Universitetit të Prishtinës (pjesën e Fakultetit të Arteve) për zgjedhjen e stafit akademik, njofton kumtesa nga Organizata për rritjen e cilësisë në arsim.

Ky vendim i Inspektoratit vjen pas rekomandimeve të dërguara nga Inspektorati i Arsimit për Universitetin e Prishtinës me datë 22 qershor 2018 ku kërkoheshin ndryshimet e përcaktuara në vendimin e tashëm. Për shkak të mosveprimit të Senatit të UP-së, rekomandimet janë lëshuar tashmë në formën e vendimit të përmendur.

Më 18 maj 2018, ORCA ka ushtruar kërkesën për inspektim te Inspektorati i Arsimit ku ka kërkuar anulimin e rregullores për avancimin e profesorëve në Fakultetin e Arteve të UP-së dhe rrjedhimisht anulimin e pjesshëm të konkursit për zgjedhjen e stafit akademik të UP-së.

ORCA i ka bërë këto kërkesa për faktin se rregullorja aktuale e Fakultetit të Arteve e miratuar në muajin prill, cënon rëndë cilësinë e mësimdhënies në UP duke mospërfillu ekzistencën e gradës “Doktor i Arteve”, duke e njohur vetëm gradën “Master i Arteve”, kësisoj duke pamundësuar konkurrencën e doktorëve të arteve dhe doktorantëve të arteve në këtë fakultet.

Miratimi i kësaj rregulloreje do ta rrezikonte të ardhmen e Fakultetit të Arteve për sa i përket akreditimit të programeve ku kërkohen doktorë të shkencave apo doktorë të arteve, dhe po ashtu do ta pamundësonte hapjen e programeve të doktoraturës së arteve në të ardhmen e rrjedhimisht prodhimin e kuadrove që do të mund t’i bartnin programet e këtij fakulteti sipas ligjeve në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test