Programi “E ardhmja është këtu” i DokuFest këtë vit reflekton shpresën e të rinjve - Bota Sot
Programi “E ardhmja është këtu” i DokuFest këtë vit reflekton shpresën e të rinjve

Kultura

E martë, 23 tetor 2018

Programi “E ardhmja është këtu” i DokuFest këtë vit reflekton shpresën e të rinjve

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:01

Ky vit shënon gjeneratën e gjashtë të nxënësve të shkollave të mesme të cilët regjistrohen në kampet e trajnimit të organizuara nga programi edukativ “Shkolla dhe dokumentari”, i cili fokusohet në natyrën praktike të filmave, duke u ofruar nxënësve mjetet, njohuritë dhe asistencën profesionale të nevojshme për të bërë filmat e tyre.

“Kur filluam shkollën e filmit “E ardhmja është këtu” para 6 vjetësh, nuk na shkoi mëndja që do të arrijmë të frymëzojmë kaq shumë gjenerata të të rinjve të talentuar, që të kthejnë pasionin e tyre në projekte konkrete”, shkruhet në njoftimin e DokuFest.

Një grup tutorësh me përvojë janë aty për të ndërtuar një urë mes nxënësve. Në edicionin e gjashtë janë pranuar 15 të rinj entuziastë, nga 88 aplikime për t’iu bashkuar kampit të parë veror ku do të trajnohen përmes qendrës së produksionit të dokumentarëve në DokuFest, përmes procesit të udhëhequr nga profesionistët në terren, prej ideve deri në fazat përfundimtare. Kureshtja e tyre për botën që i rrethon është kyçe për aspektin transformues në punëtori.

Së fundmi, janë përzgjedhur shtatë projekte premtuese për t’u udhëhequr më tutje nga tutorët e programit Blerta Zeqiri, Gullermo Careras-Candi, Emilio Guerra, Gazmend Bajri, Hakan Karamuço dhe Samir Karahoda. Duke ju dhënë kamera për të treguar historitë e tyre dhe për të krijuar një ndërgjegjësim më të madh mbi çështjet sociale, u ngjall dashuria për procesin e realizimit të tregimeve mes këtyre shtatë studentëve të mahnitshëm.

Filmat e tyre janë personal, që përshkruajnë jetën e tyre përmes historive të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse. Shtrirja e gjerë e temave trajtojnë çështje se si media sociale formon jetën e përditshme të adoleshentëve, ose se si paragjykimet dhe diskriminimi ndikojnë në jetën e një të riu në Kosovë. Një nxënës rom vendosi të filmonte një festë që simbolizon lumturinë e cila kremtohet me shumë krenari nga komuniteti rom, ndërsa një tjetër histori e një filmbërësi të ri ka të bëjë me krijesat magjike dhe mitike shqiptare që posedojnë fuqitë mbinatyrore dhe bukurinë e jashtëzakonshme.

Rrëfimet e këtyre të rinjve janë pasqyrim i shoqërisë dhe reflektojnë shpresë dhe optimizëm. Prandaj DokuFest i fton të gjithë që të bashkohen në shfaqjen e këtyre filmave në kinemanë e mbi lum të DokuFest, nën mbishkrimin “E ardhmja është këtu”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test