‘Arti i migrimit’ vjen nesër në Prishtinë

Kultura

‘Arti i migrimit’ vjen nesër në Prishtinë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:53

Rritja e vetëdijes mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes ‘Arti i Migrimit’ që do të mbahet në Prishtinë këtë premte.

Një artist, një vallëzues, një fotograf dhe një avokat i migrimit kanë nisur në një udhëtim jetësor, mbi 10.000 milje dhe më shumë se 20 vende, si pjesë e Mongol Rally nga Praga në Ulan – Ude në Rusi dhe tashmë po e bëjnë një ndalesë në Prishtinë, përgjatë rrugëtimit të tyre.

A ishit refugjat ose viktimë e një konflikti? A punoni për një organizatë lokale apo ndërkombëtare që ndihmon migrantët, viktimat e konfliktit apo të rinjtë me të drejta të kufizuara? A doni thjesht të takoni njerëz të mëdhenj dhe të zgjeroni perspektivën tuaj? Ju lutemi bashkohuni me ne dhe sillni ushqimin tuaj të preferuar, shoqërinë, tregoni historitë tuaja, ofroni zgjidhje përmes ideve, bëni art, vallëzoni, hani, pini, njihni njerëz fenomenalë dhe argëtohuni.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth ‘katërshes fantastike’ (Fabulous Four) (Sheryl Winarick, Bethany Halbreich, Quentin Robinson dhe Yuri Horowitz) dhe udhëtimit të tyre të mrekullueshëm, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e Artit të Migrimit www.artofmigration.com dhe fushatën e tyre për mbledhjen e fondeve në www.gofundme.com/artofmigration.

Ngjarja do të mbahet nesër, më 20 korrik nga ora 17:00 deri në 22:00 në Miqt Pub (pranë Swiss Diamond Hotel).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat