Besë e nderë - Bota Sot
Besë e nderë

Kultura

E mërkurë, 15 gusht 2018

Besë e nderë

Nga: Dr. Ruzhdi Kadrija Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Më herët në vendin tonë

kur s’kishte shtet as gjykatë,

bëje tregti e bleje pronë

edhe kur kishe xhepat thatë.

 

Kishin moral e nderë njerëzia

në kuvend e në tjera veprime,

lidhëshin për fjalë burrëria

e s’bënin lajka e mashtrime.

 

Shqipëtarët për erz e për vatan

kur dhanë fjalë e lidhën besë,

nëpër beteja kokën lanë

e mikun vetëm, se lanë të vdes.


Natën e errët në malësi

i ndjekur fort prej kusarisë,

për të shpëtuar kokën e tij

u ra n’dorë hasmi i shtëpisë.


Edhe kur malësorët e kuptuan

kujt i dhanë strehë e konak,

e mbrojtën, e nuk u’a dorëzuan

ndjekësve që e kërkonin n’prag.


Dikur vajzat tona fisnike

me traditë e me kulturë,

shumë punëtore e besnike

besa e tyre e fortë gurë.

 

Bashkë me djemt në beteja

nëpër shkolla e në ndërtim,

për atëdhe shtigje të reja

gurë i çmuar për zhvillim.


Po sot ku jemi, nga po shkojmë

ku mbetën vlerat kombëtare,

besë e nderë pse harrojmë

e t’huajat marrim pa kriter fare.

 

Në kohët e fundit si një trend

me shpejtësi në vendin tonë,

të ligat e botës zunë vend

fëmijët tanë t’i helmojnë.

 

Me shqetësim pyes i gjori

po ku na humbi bujaria?

Dashurinë pse na e mori

interesi e xhelozia?


Familje, shkollë me gjithë shtet

të bashkohemi e të punojmë,

t’zezat e botës për mot e jetë

prej vendit tonë t’i largojmë.

Në ditë t’bardha e në rrezik

për lakmi e veq për interes,

jo nga fjala, nuk luej ore mik

me të ligun kurrë s’hyj një thes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test