'Arti i Migrimit' mbahet sot në Prishtinë - Bota Sot
'Arti i Migrimit' mbahet sot në Prishtinë

Kultura

E mërkurë, 24 tetor 2018

'Arti i Migrimit' mbahet sot në Prishtinë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

 Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet sot në Prishtinë.

Një artist, një vallëzues, një fotograf dhe një avokat i migrimit kanë nisur në një udhëtim jetësor, mbi 10.000 milje dhe më shumë se 20 vende, si pjesë e Mongol Rally nga Praga në Ulan - Ude në Rusi dhe tashmë po e bëjnë një ndalesë në Prishtinë, përgjatë rrugëtimit të tyre.

A ishit refugjat ose viktimë e një konflikti? A punoni për një organizatë lokale apo ndërkombëtare që ndihmon migrantët, viktimat e konfliktit apo të rinjtë me të drejta të kufizuara? 

A doni thjesht të takoni njerëz të mëdhenj dhe të zgjeroni perspektivën tuaj? Ju lutemi bashkohuni me ne dhe sillni ushqimin tuaj të preferuar, shoqërinë, tregoni historitë tuaja, ofroni zgjidhje përmes ideve, bëni art, vallëzoni, hani, pini, njihni njerëz fenomenalë dhe argëtohuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test