Bletari, roli i ardhshëm i Nik Xhelilajt në “Milk & Honey”

Kultura

Bletari, roli i ardhshëm i Nik Xhelilajt në “Milk & Honey”

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:38

Mbrëmë në Prishtinë u dha premiera e filmit “Zer” ku luan shqiptari Nik Xhelilaj, i cili tashmë i është përveshur punës për të realizuar projekte të tjera filmike. Personazhi i tij i ardhshëm do të jetë një bletar, shkruan KultPlus.

Aktori Nik Xhelilaj është duke bërë xhirimet në Berlin të Gjermanisë për serialin Milk & Honey.

“Për momentin jam duke xhiruar një serial në Gjermani në Berlin, aty luajë një bletar i cili kur nuk i ecën puna me mjaltin u bënë edhe ‘favore’ grave. Është një skenar shumë i mirë, një histori shumë e lezetshme ku jemi katër shok. Dhe unë jam shoku emigrant në këtë film”.
Sipas tij pjesëmarrja në këtë serial e bënë të lumtur pasi që do të ketë mundësi që të shoh edhe pjesë të tjera të Berlinit.

Në audicion personazhi i aktorit Xhelilaj kishte kombësi tjetër por pas audicionit është vendosur që ai të jetë shqiptar duke e bërë rolin e tij edhe më origjinal.

“Është hera e parë që është një prodhim jashtë Shqipërisw dhe ku shqiptari nuk paraqitet si mafioz por është një personazh shumë interesant. Shpresoj qw kwtw serial ta blejë ndonjë televizion në Shqipëri apo edhe në Kosovës pwr ta transmetuar sepse wshtw një projekt ku luan një aktor shqiptar dhe besoj do ishte interesantpwr shikuesit shqiptar, pse jo”, u shpreh ai.

Momentalisht aktori Nik Xhelilaj është duke luajtur në një serial në Turqi ku janë xhiruar katër seri dhe do të vazhdojnë xhirimet përsëri. Edhe në këtë serial ai portretizon një shqiptar nga Prizreni i cili është terrorist.
“E mira e serialit është që histori e tij çdo herë ndryshon kështu që do presim sesi do të rrjedhë historia e prizrenasit”, u shpreh ai.

Aktori Nik Xhelilaj po qëndron në Prishtinë në kuadër të Prifilm Fest, ku u paraqit premiera e filmit “Zer” në të cilin rolin kryesor e ka ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat