Protestë kundër trajtimit të lopëve nga artisti Sislej Xhafa - Bota Sot
Protestë kundër trajtimit të lopëve nga artisti Sislej Xhafa

Kultura

E mërkurë, 15 gusht 2018

Protestë kundër trajtimit të lopëve nga artisti Sislej Xhafa

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:56

Plot diskutim ka nisur së fundmi rreth ekspozitës së Sislej Xhafës në kryeqytet.

Artisti i cili gëzon famë gjithandej nëpër Evropë, ka ‘acaruar’ aktivistët për të drejtat e kafshëve të cilët nuk po pajtohen me faktin se disa lopë janë brenda një hapësire ku po trajtohen keq.

“Kafshët nuk duhet të konsiderohen si objekte keqtrajtimi. Ato nuk mund të burgosen për hir të të ashtuquajturit “art”. Për kafshët, kjo që po u ndodhë, nuk është art! Ne i themi artistit dhe Galerisë Kombëtare të Artit, që kafshët nuk janë argëtim! Ato me dhunë dëtyrohen të qëndrojnë në hapësira të mbyllura, të errëta, të nëveritshme dhe të mundimshme. Arti duhet të jetë dicka qe prekë shpirtin dhe mendjen e njeriut pa mënyra tortoruese dhe abuzive mprapa. Lopët që janë duke u mbajtur në një shtallë të improvizuar tek Galeria e Arteve është thjesht neglizhencë e njeshmërisë njerëzore dhe mos përgjegjësi etike.

Na takon neve si qytetarë, qe t’ia kalojme “artistit: Sislej Xhafës” një mesazh me një vetëdije të thjeshtë (common sense), që në ditët e sotme, mund të vetshpallet çfarëdo vepre si “art” – por ne, nuk do ta tolerojmë aktin e keqtrajtimit të kafshëve, në mënyrë që ju ta shprehni “artin” e juaj, që jep vuajtje. I bëjmë thirrje të gjithëve, që të bashkohen, që ta ngrisim zërin dhe të protestojmë kundër këtij keqtrajtimi. Vuajtja nuk është art! Speaking up for you, by loving you”.

Kësisoj është paralajmëruar një protestë me datën 24 korrik, para Galerisë Kombëtare të Arteve, atje ku edhe u hap ekspozita e artistit Sislej Xhafa ku mes tjerash vepra “Eight Kosovo Cows” ka zgjuar debat dhe polemika.

Protesta po organizohet nga aktivistët për të drejtat e kafshëve – United for Animals – UFA, ndërsa do të nisë në ora 16:30.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test