U ndanë çmimet “Muslim Mulliqi”

Kultura

U ndanë çmimet “Muslim Mulliqi”

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:44
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot për herë të parë çmimet në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi”, ku çmimi Kombëtar për vepër Jetësore në fushën e arteve pamore post-mortum iu nda Muslim Mulliqit.

Ndërsa çmimi i dytë Kombëtar për veprimtari jetësore në fushën e arteve pamore iu nda akademik Xhevdet Xhafës, kurse çmimi vjetor për të arriturat ne fushën e artit pamor iu nda Fatmir Krypës.

Ndarjen e çmimeve e bëri ministri i kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, i cili tha se përmes këtyre çmimeve synojnë të ndihmojnë dhe motivojnë ata që merren me artin pamor.

 "Si ministri jemi të interesuar që ta mbështesim artin pamor. Ky çmim që jepet për here të parë sot është dëshmi që ne respektojmë njerëzit që punojnë me artin pamor", tha ai. 

Çmimin e parë, në emër të familjes e mori gruaja e Muslim Mulliqit, Resmie Mulliqin e cila shprehi dëshirën e saj që një kjo iniciativë e ministrit Gashi të vazhdojë edhe viteve tjera.

Ndërsa ministri e siguroi se çmimet e tilla do të shndërrohen në traditë.

Dy çmimet e para kanë marrë shpërblime në vlerë financiare në vlerë prej 5 mijë euro, ndërsa çmimi i tretë në vlerë prej 3 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat