Flaka Goranci, Carmeni shqiptar e cila magjepsi publikun dhe kritikën zvicerane

Kultura

Flaka Goranci, Carmeni shqiptar e cila magjepsi publikun dhe kritikën zvicerane

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:08

Në Graubünden, kantonin më të madh të Zvicrës, u mbajt festivali tradicional i operës ‘’Opera Viva’’. Këtë vit, një ndër operat më të njohura botërore të kompozitorit francez Bizet opera ‘’Carmen’’ u zgjodh të shfaqej para publikut zviceran dhe atij internacional.

Roli kryesor i kësaj opere ishte përzgjedhur të interpretohej nga mezzosopranoja e njohur shqiptare Flaka Goranci.
Carmen është një ndër rolet më të mëdha për mezzosoprano, një rol mjaft kompleks i cili kërkon një pjekuri vokale, lojë skenike dhe cilësi të mëdha aktoreske.

Shfaqja u vlerësua mjaft lartë nga kritika zvicerane, ajo u cilësua e kompletuar në të gjitha aspektet, e në veçanti roli i Carmen i interpretuar nga Flaka Goranci u vlerësua me notën maksimale nga kjo kritikë.

Në gazetën Südostschëeiz kritiku zviceran Carsten Michels është shprehur për Flaka Gorancin kështu: “Kush merr përsipër këtë rol, duhet të lërë gjurmë të mëdha dhe duhet të luaj po aq mirë sa edhe këndon. Flaka Goranci ka talent të lindur për aktrim”, është shprehur Andrea Zogg, regjisori i kësaj Opere, duke vazhduar tutje se kjo është mrekullia e vogël, mrekullia e madhe është se ajo realizon një Carmen që me performancën e saj i bën të harrohen të gjitha paraardhëset e këtij roli. Kjo nuk mund të shpjegohet me një aftësi natyrale të këndimit, por me shpirtin, pasionin dhe sharmin që atë e karakterizon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat