Regjisori Gentian Koçi shpërblehet në Festivalin e Sarajevës

Kultura

Regjisori Gentian Koçi shpërblehet në Festivalin e Sarajevës

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:45
Regjisori Gentian Koçi

Mbyllja e Festivalit të Sarajevës sjell një lajm të mirë për kinemanë shqiptare.Projekti i dytë i skenaristit dhe regjisorit Gentian Koçi, fitoi sonte The Cinelink Development Award – akorduar nga Qendra Malazeze e Filmit.

“A Cup of Coffee and New Shoes On” ishte një ndër 8 projektet në fazën e hershme të zhvillimit që u përzgjodhën për tu prezantuar në Cinelink Co-Production Market këtë vit.

“A Cup of Coffee and New Shoes On” është një dramë rreth dy vëllezërve binjakë të shurdhër, të pandashëm. Ata në moshën dyzet vjeçare zbulojnë që për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të ndahen dhe në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme do verbohen.

Më poshtë mund të shini listën e plotë të filmave fitues në festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat