Një herë në jetë

Kultura

Një herë në jetë

Nga: Eroll Veliu Më: 31 gusht 2018 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Ndodh vetëm një herë, Jo dy, 

çastet zhduken si ëndërr,

 rendin në jetë shumë shpejt.

Ndodh vetëm trimat, më të fortët, të vërtetët,

dhe kur çasti troket për ty,

mos e lërë të të shpëtoje.

Një pulitje sysh, dashuria zhduket,

çasti tretet, një tingëllimë e shurdhët,

Në kokën tënde mbetet.

Zemra e di kur fati pëshpërit,
në veshin tënd…

Oh kurrë mos u frikëso mike e dashur,

Në fund të fundit ia vlen çdo çmim,
pengese a pasuri e humbur qoftë,

kur dashuria triumfon
kur dashuria e vërtetë troket,

Por vetëm njëherë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat