Kur Gjergji u bë Azem e Azemi Gjergj - Bota Sot
Kur Gjergji u bë Azem e Azemi Gjergj

Kultura

E martë, 16 tetor 2018

Kur Gjergji u bë Azem e Azemi Gjergj

Nga: Ramiz Lushaj Më: 12 shtator 2018 Në ora: 07:20
Azem Hajdari

U rrita me legjendën e Gjergj Elez Alisë.

Ai kishte veç nji motër në shtëpi.

Në 9 vjet me 9 plagë në trupin e ti.

Ai luftoi si Hero me Bajlozin e Zi…

Gjergj Elez Alinë se pata njoft kurrë

Derisa e takova dy herë në jetë:

Te Azem Hajdari i Dhjetorit ‘90

Me 7 vite në Demokraci,

Te Azemi me 7 plagët e vitit ’98.

Gjergji u ba Azem. 

Azemi u ba Gjergj.

Dy nga kreshnikët e kësaj toke të lashtë.

Dy legjendat u rriten bashkë:

Bashkë me ëndrra e plagë…!

Ende po presim të na vijnë Gjergj Elez Ali’

Ende presim të lindim e përcjellim Azema…!

Ende po rritemi me gjak… e me ëndrra.

Ende po jetojmë e ecim me legjenda…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test