Vendi i dytë për poezinë: “Lavdi për pavdekësinë” i ndahet poetes dhe shkrimtares nga Prishtina, prof. Naxhije Doçi

Kultura

Vendi i dytë për poezinë: “Lavdi për pavdekësinë” i ndahet poetes dhe shkrimtares nga Prishtina, prof. Naxhije Doçi

Nga: Naxhije Doçi Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:23
Naxhije Doçi

Më 18 gusht 2018, në prani të shumë krijuesve letrarë dhe të artdashësve është mbajtur FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË DHE DITËT E DIASPORËS. Ky Festival Tradicional i radhës është mbajtur në Orllan të Komunës së Podujevës, në vendin “KULLA E ZAHIR PAJAZITIT”,

Festivali Letrar në fjalë është organizuar OJQ "Prokult" nga Podujeva, me kryetar Fatmir Halimi. Për poetët konkurrent, që kanë konkurruar me poezitë e tyre sipas konkursit të shpallur më herët, juria profesionale ka ndarë tri vende ( tri çmime). Vendi I dytë i është ndarë poetes, shkrimtares dhe publicistes nga Prishtina, Znj. Naxhije Doçi.

Fjala përshëndetëse e Prof. Naxhije Doçi pas ndarjes së çmimit

Përshëndetje të nderuar krijues konkurrentë dhe pjesëmarrës në FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË DHE DITËT E DIASPORËS, mbajtur në Orllan, te Kulla e zahir Pajazitit! Përshëndetje për Ju OJQ “PROKULT”-Podujevë me kryetar Fatmr Halimi për organizimin e Festivalit! Suksese të tjera në vazhdim! Nderim edhe për Ju juri profesionale, për mundin dhe përgjegjësinë në vlerësim të poezive konkurruese! Faleminderit për vlerësimin e poezisë sime “Lavdi për Pavdekësinë”, në -VENDI I DYTË (II)- Jam shumë e nderuar për pjesëmarrjen time si konkurruese në këtë Manifestim Letrar me rëndësi:

-Të nderuar të pranishëm në këtë Festival Letrar është krenari për krijuesit shqiptarë vendorë dhe të mërgatës, që dëshirojnë dhe dinë të organizohen për të qenë të bashkuar si shqiptarë në dëshmim të fjalës së bukur shqipe madhështuar në art. Nderim për bashkëatdhetarët tanë (Mërgatë e Diasporë), që me dashuri të paparë vijnë në vendlindje për t'i dhënë krah dëshmie kulturës sonë të mrekullueshme shqiptare dhe rrënjës sonë të stërlashtë pellasdo-ilire-shqiptare! Nderim për krijuesit vendorë për organizimin e Manifestimeve të përbashkëta letrare, si edhe për pritjen e nivelit babashkëkohor kombinuar me atë tradicionalë.

Lavdi për pavdekësinë

(Bac Adem Demaçit)

Vështirë të shkruhet nekrologji për ty

Simbol i rezistencës për liri të Kosovës

Bac Adem Demaçi,

i përjetshëm kujtimi Lis i palëkundur i shekullit,

Lavdi për pavdekësinë!

 

Ti nuk ke vdekur në 26 korrikun 2018

fanar ndriques nëpër galeritë e etura

krahasimesh të derdhura me pishtarë të globit,

vetëm jetë ndërrove

për të rrëzëlluar në altarin e madhështisë,

përherë i gjallë në zemër të shqiptarisë.

 

Ikonë shenjtërie yllësinë në përqafim 

përbetuar në tokë e qiell

urtësinë sublime komponimit të dëlirë

në përthëkim hartash të dheut Mëmë

shkapërderdhura përdhunshëm

nëpër gojë guçedrash,

ligjërimin e lashtë shqip.

 

Bac Adem Demaçi

Ti mendjendritur në kohën e duhur

përkushtimin gur e mur pikturuar në flamur

në thyerje heshtinash të nemitura

që edhe nëpër thepisje egërsish të mbijetojmë

krahëhapur si etni të gjallërojmë,

thekshëm të vezullojmë

mbi gjurmët hyjnore të rrënjës.

 

Për Ty udhërrëfyes flokëthinjur me kokën lartë,

për madhështinë tënde shëmbëllimë

krenarinë deri në pakufi.

Ndër breza të trashëgimisë

fjalët tuaja ujëvarë cemi,

krua në gurgullimë

që dashurinë vlerë hirësie

për atdheun e lashtë me emër

ta kemi thellësisht me zemër,

qëndresën kalitur në flatra shqiponje

haperimit për njëjtësinë,

drejtësinë e pakursyer për njerëzinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat