Sot mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”

Kultura

Sot mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 08:28
Ilustrim

Sot mbahet festivali tradicional i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, i cili organizohet për të gjashtëmbëdhjetin vit me radhë, dhe është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë.

Defileu i ansambleve fillon në ora 17:00 nga sheshi “Adem Jashari” për të vazhduar përgjatë sheshit “Ibrahim Rugova”, ”Skënderbeu”, “Nëna Terezë” e deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ceremonia e hapjes së festivalit do të bëhet në ora 18:00 në amfiteatrin e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ansamblet pjesëmarrëse janë:

- QKF “Durrës” - Shqipëri

- AKV “Ibe Palikuqi”- Maqedoni

- AKV “Fluturat” - Mali i Zi

- BKUD “Podgorski Biseri” - Prizren

- KSSD “Gercek” - Prishtinë

- AKV “Minatori i Ri”-Kishnicë

- SHKA “Bajram Curri” - Prishtinë

- AKV “Dëshmorët e Kombit” - Obiliq

- AKV “Prishtina” - Prishtinë

- AKV “Hajvalia” - Hajvali

- Qendra Kulturore e Fëmijëve - Prishtinë

- Qendra Rinore - Pejë

Festivali organizohet nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat