Janko Ll Pali: Enciklopedia e vërtetë dhe e pafund e Qeparoit, Bregdetit dhe e gjithë Shqipërisë

Kultura

Janko Ll Pali: Enciklopedia e vërtetë dhe e pafund e Qeparoit, Bregdetit dhe e gjithë Shqipërisë

Nga: Beqir SINA Më: 18 shtator 2018 Në ora: 23:56
Kopertina

Pse, u fut në murin e heshtjes? Janko LL Pali : Vetëm me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, Janko Palit, i u dha titulli "Mësues i Merituar", dhe shkollës së Qeparoit, i u vu emëri i tij. (Kush ishte Janko LL Pali, femijëria, mërgimi, Atdheu, familja, vepra e tij, arsimi dhe dashuria e madhe e miqeve e shokëve).

QEPARO - VIRGINIA :  Është nder i madh dhe i veçantë të flasim për një personalitet të arsimit të kulturës dhe të atdhetarizmit, siç është pikërishtë "Mësuesi i Popullit" Janko Ll Pali. E kemi për nder, por edhe për detyrë që t'a respektojmë në shkallën më të lartë, këtë shqiptarë, që ka bërë aqë shumë për kulturën kombëtare,arsimin dhe atdhetarizmin. Janko Ll Pali, ishte dhe mbetet kështu, pergjithmonë, një figurë e plotë e përmasave kombëtare në këtë pjesë të perlës shqiptare, Bregdetit Jon.

Janko LL Pali, emër i dashur e i njohur i Bregdetit Jon, i përket plejadës së nderuar të figurave të shquara të kulturës, politikës dhe atdhedashurisë shqiptare, për gjithë atë periudhë, që ai jetoj ! Çuditërishtë, pasi njihesh me veprën e tij, lind pyetja: Përse, edhe Janko LL Palin, e futën në murin e heshtjes? Megjithse, jeta e tij nuk ka qenë e qetë asnjëher, përkundrazi, ajo qe e vështirë, plot shqetësime e brenga, me lëvizje të detyruara nga rrethanat tragjiko - historike, në të gjitha periudhat që kaloi vendi ynë, .

Ai lindi në mergim, u rrit jetim, e vdiq në mërgim. E këjo ndodhi pikërisht më 12 shtator 1994, kur mbylli sytë ky gjigant i arsimit, për të cilin flet vet koha, për karjerën, dhe gjurmat që la në krahinë dhe më gjerë.! Vegjelinë e kaloi jashtë shtetit, në Greqi dhe në Francë, vështërsitë e kaliten , e brumosën, i dhanë filozofinë e jetës. Ai kishte pasjone patriotike të zjarrta. Gjat gjithë jetës tij ai punoi, shkroi, lexoi,përktheu e trajtoi bëma, histori, monografi, tekste…e në mënyrë të veçantë fjalore si ai "Shqip-Frengjisht", një vepër e vërtetë, prej mijëra fjalësh…por që nuk ja botuan se "dikush"tjetër merët më të…! Edhe pas daljes në pensjon, etja e tij për dije nuk shteron…! Zotëronte Anglishten, Frengjishten,Esperanto,Italishten, Spanjishten, Greqishten, Rusishten, deri diku dhe Gjermanisht. Ishte një krye famijlar virtuoz.

Nga gjurmimi i autobiografis së tij, i literaturës së shumtë mësojmë se lindi në 20 korrik 1898 ne fshatin Çoban Ishah, të Izmirit (në Anadoll), vdiq më 12 shtator 1994. Lindi, aty, ku kishin shtegetuar më pare, prindët e tij dhe i vdiqën një vëlla më i madh (Pilo) dhe babai (Llambro). Ata, vdiqën pikërisht një vit pas njëri tjetrit, kur Jankoja, ishte veçse 10 muajsh. Pra, kjo tregonë se jata e tij filloj me një dramë të vërtet, e cila do t'a ndiqte pas, gjatë gjithë jetës siç tregojn faktet.

Mund të rradhisësh këtu që në fillim , se qëndrimi i tij moral gjat të gjithë kohës, deri në vdekje, ka qënë shumë i lartë. Ai askurr s'ka vepruar a menduar të kryej ndonjë veprim që do mund t'i ngjitet emrit dhe familjes, sikur edhe njollën morale më të vogël. Qendrimi moral dhe politik gjat 50 vjetëve të aktivitetit të tij shoqeror, gjat jetës, mund t'a ndajmë në disa etapa:

- - Koha e emigrimit (1914-928)
-- Koha e shërbimit si zyrtar Shtetëror deri me 1939
-- Koha e sherbimit gjat okupacionit (1939-1944)
-- Koha nga çlirimi deri në daljen në pensoin (1944-1964)
-- Koha nga dalja në pensoin e deri më v… !!!
-- Koha e emigrimit (1914-928)

Më 1900, kthet në fashatin e tij së bashku me nënën, kur vëndi ynë, ishte nën sundimin e Perandorisë Turke . U rritë e hyri në shkollë, shkollë që atëhere ishin në Bregdet, të gjuhës greke ( sipas propagandës së Patrikanës) . Më 1912 megjithse me rezultate të mira, përfundojë shkollimin 7 vjeçarë dhe nuk pati asnjë mundësi ekonomike të vazhdonte më tej, pasi Ballkani ishte në një luftim të ashpërt, dhe kur shkollat qenë të mbyllura për shkak të luftës. Qëndron i pa punë gjat viteve 1912-13 deri sa angazhohet si çirak shollëbërës, në dyqan të ish Kiço Savës. Në Qershor 1914, i pa punë në fshat, vendos të emigrojë. Largohet nga vëndi, e shkonë në Athinë, ku në atë kohë kishte xhaxhallarët (kushurij të babës) me punë të ndryshme. U sëmurë nga zberthimi i kyçeve të këmbëve (pllatipodhi) .I sëmurë u largua nga puna , në Mars a Prill të 1915, u kthye në shtepi. Pasi gjendja shëndetsore u përmisua dukshëm, me ndermjetësinë, kësaj rradhe të xhaxhait nga baba, Leonidha Palit, shkoj në Pire, si nxanës teknik në Oficinën e trenave të Greqisë të linjës Pire-Llarisa-Kufi .

Aty u rregjisitrua dhe në shkollën Profesionale, natën, bashkë me shokun e mikun tij, të tërë jetës, Neço Muko, nga Himara. Më pasë, mbetur pa punë, në Nëndor të atij viti(1915), shtrëngohet të lërë dhe shkollën, e të shkoj në Llavrio, ku u futet si ndimës-farkëtar në Oficinën e shoqërisë Frënge të minierave greke. Qendroj aty(Llavrio), si i tillë, deri në qershor të vitit tjetër (1915) dhe kthehet përsëri në Pire. Punon aty deri në maj të 1917, kur, shtrënguar nga urija, që asokohe i ish imponuar Greqisë, se mbante një politikë jo në favor të Aleatëve . Më 1916 rregjistrohet në Konsullatën frënge të Francës në Pire, për të shkuar në Francë. Në Francë, qershor të 1917, angazhohet si ndihmës-mekanik, në Marsejë dhe punonë në ndërmarjen e madhe, A. Gramon-it në Pont de Cheruy, afër Lionit, për afër 10 muaj. Në shkurt të vitit 1918, me interesimin e një shoku grek, që kishte njohur në Pont-de-Ceruy, Thanas Koropuli, shkonë në Paris .

Njekohësisht, ikën nga Bullonja dhe shkon në qytetin e Sent-Etjenit, qëndroj atje në lagjen Kodoshode, filloj punë si shënjues në Uzinat "Leflev". Shpërblimi i pakët që paguhej në atë bastin të Luar-it dhe jo me prespektivë të mund t'i beja ballë jeteses, i mbush mëndjen (ndoshta dhe nostalgjia) të kthehet përsëri në Parisë, qytetin e quajtur "Qytetin Dritë". Kështu që, mbasi ndrroj shumë vende pune, bie së fundi në Uzinen "Salmson" dhe atje nuk luajti më, deri ditën që u largua përfundimisht, me gjithë ç'kisha, nga vëndi i Galëve …në vitin 1928.

Largohet nga Parisi mbasi jetoj në të, qysh nga shkurti i 1918, deri më 4 tetor 1928. Ikën nga Franca , në Pire më 8 tetor dhe takonë xhaxhanë, Leonidha Pali . Udhëtonë nëpër Greqi, për t'u kthyer në atdhe, më 17 tetor. Më 20 tetor 1928 fillonë sërish detyrën e mesuesit.

Këtu sipas shënimeve që ka lënë pasë, thotë, se ka qënë mirë, i kenaqur me detyrën e re, e cila e ngre nga gjëndja prej puntori të krahut. Kënaqësia, e tij shprehet kur arriti të behet nënëpunës brënda në shtetin e tij(Shqipërinë). E gjithë kjo patë ndodhur pasi që kurbeti i neveritëshëm i kish hëngër 14 vjet të pa hirë, ndonse herë pas here i shkonte nëpër mend, ç'farë kisha lënë mbrapa si vënde me horizonte të hapëta, si shoqëri, si argëtim, për të cilat një nostalgji e fortë, diku - diku e bënte të regretoj çastin deçiziv, të vendosë të i hedhë të gjitha ato mbrapa krahut dhe të zgjidhë problemet e jetës, ashtu siç bëri në vendin e tij- në Shqipëri.

-Koha e shërbimit si zyrtar Shtetëror deri me 1939

Fillonë pra detyrën si mësonjës në klasat e para të fillores. J. Pali, filloi të marr përsipër edukimin e filizave të njomë të rracës e të kombit tonë. Shërben me shumë pasion dhe derdh të gjitha mundësitë, i jepet detyrës pa kursim, studimit të materialeve të ndryshme për të mundur të behej një edukator i mirë dhe të nxjerrë, nxënës të zotë e të aftë. Nxënës, t'i shërbejnë edhe jetës së tyre po dhe shoqërisë, ku do thireshin të sherbejnë kur do ju vinte koha edhe atyre të jepnin nga diturit e marra në klasat e para. Në këtë rrugë fisnike ai u pri nga aksioma "Edukuesi edukon veten".

Thirret më 1932, të kryej shërbimin ushtarak në shkollën e Oficerave te Plotësimit në Tiranë, bashkë me një sasi të madhe shokësh të tjer. E ndjek atë periudhë, gradohet aspirant në rezervë të ushtrisë shqiptare. Patë kaluar atje dymbëdhjetë muaj shërbim në seksionin e xhenjos, për t'u specjalizuar me pasë në ndërlidhje, si radjo-telegrafist.Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, kthehet përsëri në detyrë dhe ushtron klasat si mësonjës .

Mungesa e teksteve atë kohë i ngre ndërgjegjën, e pergjegjësin morale duke e detyrua t'ë kopjoj shumë tekste shkollore, të marra edhe nga literatura e huaj .Bashkë me ato kopjime, njëkohësisht merrej edhe me studime tekstesh të ndryshme, tekste që ose i pata gjetur në Shqipëri, ose i kërkonte t'ja dergonin nga Greqia, Franca e Svicera.

Vendos, më 1935 të shkoj në Elbasan, në shkollën Normale, të bëja provimin e aftësisë Pedagogjike për të vërtetuar aftësin për të qenë një edukator i mirë dhe i përshtatshëm per të edukuar brezin e ri .Pas një qëndrimi atje më se nje muaj, dhe mbasi jep provat e caktuara në të gjitha lëndët që jepeshin në atë shkollë, për të qënë mësues, fiton provimet, e kthehet në fshat, duke u caktuar krye-mësues, merrë dhe përgjegjesinë e shkollës dhe ushtrimin në klasat më të larta. Gjatë kësaj kohe që ushtron detyrën, ndjek edhe politikën e kohës, për të bërë nxanësit të arrinin te kuptonin ç'farë dëmi kishte kombi ynë me shërbimet fetare që bëheshin në gjuhën greke. Kështu që i irrituar nga ky fenomen i mbetur, tenton që disa gjëra: mesha si p.sh."Apostulli" dhe "Pistevo" dhe "Pater-imon" të thoheshin gjatë meshës në gjuhën tonë, amtare, shqipen.

Mirëpo rryma e fortë pro greke e fshatit, i del kundër dhe nuk arrrihet sukses, por përkundrazi fiton një antipathi dhe sulmohet e vihet në shënjestër. Kjo, ka qënë më vonë një nga shkaqet për të cilën në kohën e okupacionit grek, të vëndit të akuzohet si anti-grek, dhe të largohet me dhunë gjat kohës që grekët qëndruan në jug të Shqipërisë, si pushtues më 1941.

-- Koha e sherbimit gjat okupacionit (1939-1944)

7 Prilli i vitit 1939, e gjenë më 19 shokë të tjerë nga fshati, si vullnetarë kundër invadimit të Italisë fashiste. Qeveria në atë kohë organizon një koloni fëmijësh nga të fshatërave të Bregut, në "Ujin e ftohët",Vlorë. Caktohet si shoqërues të tyre me një grup arsimtarësh nga Bregu, të ngarkuar me detyrën e edukatorit. 30 për 100 femijë midis tyre dhe mësuesin e Bregut, Janko Ll Pali. Në Maj të atij viti, të gjithë arsimtarët e Vlorës, 45 në numur, urdherohen të shkojnë në Tiranë, ku mëkëmbësi i Mbretit i kërkon. Të organizuar shkojnë të gjithë aty nga gjithë Shqipëria për të marr pjesë në ceremoninë e varrimit të eshtrave të poetit tonë të madh Naimit, të sjellura nga Stambolli. Mësonjësi i Bregut Janko Ll Pali, u zgjodh nga një përfaqësi, për të folur ne lidhje me rëndësinë e kësaj ceremonie. Ai, flet disa fjalë të shkruara për të lavdëruar dhe nderuar kujtimin e birbilit te Frashërit, dhe, t'ia urojë tretjen e eshtrave në baltën e dheun tonë, për të cilën e kish brejtur malli gjithë jetën, përfundojë duke thënë i lehtë dheu i tokës mëmë dhe qoftë kujtimi i tij i paharrueshëm!

Në verë të viti (1940)për femijet e fshatit Himarë, organizohet në Spile, një koloni e vogël prej afro 40 fëmijësh, nën kryesinë e Karabinjerisë, urdhërohet të shkoj si Drejtor administrator honorar, në ndihmë të kolegeve, F .Veizaj, M Veizi dhe A.Zoto, në atë kohë studentë, në Normalen e Elbasanit. Grumbullohet me më se 700 intelektuale, të konsideruar Inteligjenca Shqipetare, midis tyre dhe mësonjësi i bregdetit, Janko Ll Pali, në Durrës.

Me anë të një letre drejtuar komandantit të karabinjerisë në verë të vitit 1941, refuzonë ngarkimin që donte t'a bëntë si administrues, i një tjetër kolonie fëmijësh.

Në vjeshtë të vitit 1941, patë qënë trasferuar si krye/mesues, drejtues i shkollave të Himarës me qëndër në Himarë fshat.Lufta Italo-Greke, e gjen me detyrën e mësonjësit në fshat. Për fat të keq, sa po grekët pushtuan vendin dhe nuk kaluan as dy tre ditë, për ambicje personale të disa elementave të brëndëshëm, të cilëve u ishte fiksuar se Janko Ll Pali, sipas tyre u kishë pasë hëngër të drejtën në votimet për krye/plak, dhe ishte kundra politikës greke ndaj vendit tonë. Arrestohet nga grekërit, dhe e përcjellin për gjithë natën në komandën e Divizionit Grek në Kudhës, në byronë e II, nën akuzën e fort, si shqiptar i rrezikshëm, si mik i Italjanëve, njeri poligam, etj, e tjer.

Kapitenit, grek të ngarkuar në hetimet paraprake i përgjegjet me kurajo dhe vendosmëri, qysh në pritjen e parë, duke mbrojtur kombësinë(shqipatre) e tezën e tij, duke refuzuar kategorikisht. Të gjitha ato akuza ai i quajti të rreme dhe të fabrikuara kundra tij. Zyrtarët grek, pa marr parasysh asgjë nga këto, përgatisin dokumentat e burgimit dhe e përcjellin për në Delvinë, Janinë e për në kampin e Përqëndrimit, në Athinë.! E gjithë kjo ka ndodhur më janar 1941, ku së bashku me 13 shqiptarë të tjer, disa rober-Italjanë(200) dalin në Prevezë.

I strehuar nëpër kazermat e Evzoneve, fillon jetën e rrobërise që pati vazhduar jo në mënyrë fort të keqe dhe të pa durueshme, deri me 25 Prill po të atij viti,.Më 3 mars u shperngulet me civilat shqipëtarë, në kampin famekeq të Koqinjasë në Pire.Kampi i Koqinjase, në atë kohë ka rrëfyer, Janko Ll Pali , aty mbushej e aty zbrazej !, me robër civila që vinin nga te gjitha ekstremitetet, e shtetit grek. Aty thotë ai, pashë që kaluan mijra kufitarë (akrites) nga Maqedonia, nga Thraka, por sidomos nga Çameria, krahina Shqiptare. Burrat çamë, të cilët nuk gezonin besimin tek gerkërit, i shpërngulën, disa në iternim në kampin famekeq të Koqinjasë, në Pire, disa ne Pillos, disa ne Mitelini, të mbeturit merreshin gjoja si besnikë, të shërbenin në ushtri…po në shërbim pa pushkë.!

Me mijëra të tillë Çamër, u patën zënë sytë dhe i torturonin, shumë prej tyre i kanë lënë kockat e tyre nëpër kampet e burgjet, tregonte J.Pali. E sa e sa të tjerë ashtu vazhdon rrëfimin e tij mësonjësi Janko Ll Pali në kujtimet e tija !

Fundi, me daljen e Gjermanisë në luftë kundër Greqisë më 6 Prill 1941, pikërishtë dhe kur u bë dhe bombardimi i madh i limanit të Pireut, dhe kur trupat greke filluan te zbythen ,përpara sulmit Gjerman, filloi edhe tek robërit të rritej shpresa se do çliroheshim dhe ashtu u ndodhi ,.Më datën 25 Prill, komanda e kampit filloi të leshojë të lirë, të gjithë ata që do kishin njerëz të tyre të afërt në Athinë, a në Pire. Nga kjo gjëndje e krijuar, përfiton edhe Janko Ll Pali, e delë i lirë, por kurr s'besojë që me daljen në rrugë jashtë kampit, kish mbarruar për gjithmonë rroberimi i tij, prej grekërve !

Njëkohësisht edhe dalja e lirë e rrugëtimi, tani paraqiste shanse te mira realizimi të dëshirave. Kështu u nxitë ai, që të largohej, dhe u nis andej për në Patrë, del në Krioner të Mesollongjit, aty me disa makina ushtarake, mbrrijn në Agrinjo, ku gjen edhe të tjerë shqiptarë, kusure-medhenj, siç është shprehur ai. Me ata që ktheheshin po ashtu nga Internimi a kush e di nga ? Këta, sidomos Çamër, ishin pjesë e atij eksodi të madh, që bënë grekët gjat luftës per kundër asaj popullate allogjene të vendit të tyre, e cila hoqi të zit e ullirit(shënime të tijat).

Më datën 30 Maj 1941, shkon në një restaurant të hotelit dhe drekon me Pano Qesarin, që të ky të ndërhyj te një shok i tij për t'a nisur në Delvinë, më pasë në Sarandë e mbrrin në Vlorë.

Ky është dhe momenti më kulminant i jetës së tij, mbetur nga dorshkrimet thuhet "I mallëngjyer fort së fundi, do të gjeja tashmë një qetësi shiprtnore, që më kish pasë munguar gjat largimit tim, erdha në shtëpi i lumtur që i gjeta të gjithë mirë, ndonse, për arsye të luftë,s kishin pasë kaluar dimërin nëpër shpella dhe jashtë banesave. Shtëpinë e gjeta në gjendje jo të mirë, se pse bombardimet në gjitoni ja kishin bërë çatinë shoshë ."

Më një dhjetor të 1944, i lind një djalë tjetër Petraqi, emër që i j'a vuri kushuriu, Filipi, si kujtim i vëllaut të tij Petro. Kthimi i tij në fshat pas internimit, qershor 1941, e bënë të lakmoj qëndrimin në Shqipëri, në qetësi dhe afrohet të gjithve me një qëndrim neutral, si zyrtar vetëm karshi organeve të pushtetit dhe organeve të mbajtjes së rregullit. Fillon menjëher nga ushtrimi i detyrës së mësuesit, në Himare fshat, deri në qershor 1942, prill 1943. Pikërishtë, deri kur një auto-kollonë ndëshkimi italjane, prej afër 1000 ushtarësh, shkon në Himarë, dhe arreston në shkollë atë me katër shokë të tjerë, Mali, Deda, Kapetani, K Gjini.

-- Koha nga çlirimi deri në daljen në pensoin (1944-1964)

Shënimet e lëna tregojnë se: "Së fundi lufta mbaroi, bashkë më të dhe boshti Romë-Berlin-Tokio, e humbi luftën duke u dorëzuar i fundit Japonia, mbasi shijoi mbi kurriz plasjen e hatashme të të parës bombë me atom, një shpikje që nderon mëndjen e njeriut, po që e përdorur për qëllime shkaterrimi , tronditi Botën me gjithë dëmet supër kolosale qe ishte në gjëndje të shkaktojë ajo(bomaba) .!

Vëndi ynë i çliruar në nëndor 1944 dhe ndodhej i shkatëruar. Pushteti i atherëshëm i ngritur gjat luftës Nac. Çlirimtare, ndodhesh përpara problemesh të mëdha, e të ngaterruara. Probleme që në atë kohë,donin interesinin të gjitha sektorëve të jetës shoqerore, ekonomike, kulturale etj. etj. !

Por, një nga problemet më të rëndësishëm, ishte ai i arsimit dhe i shkollave, pasi ato ishin më të shkatërruarat nga lufta . Në këto kushte qeveria e athershme, mbledh në qytetin e Korçës, një kongres i quajtur Kongresi i Arsimit. Pjesmarrës i të cilit ishtë dhe mësusi J Ll Pali.

1944-ta, e gjënë mësues në Vlorë, më pas kalon si mësues në Fratar të Mallakastrës, deri sa emrohet në Piqeras të Sarandës. Tetor - Dhjetor 1944, kthëhet sërish në Vlorë, pasi përmbush të gjitha kërkesat n'atë koh' e pranohet si pedagog në kuadrin arsimor, të Vlorës .Punon mësues në Selenicë, shkurt-qershor 1945, për t'u caktuar në shkollat e katundit Vuno, së bashku me I.M, nga Himara dhe N.K, nga Vunoi .

Gjatë, kësaj periudhe pësnon goditjen shpirtërore më të madhe në jetën e tij. Më 18 gusht, i vdes nëna, pas një sëmundje të shkurtër pleqerie, në moshën 83 vjeçare ! Peson hidhërimin e fort, pasi siç thoshte shpesh në kujtimet e tija,"Iku e mjera, se iku me fakultetet e saja, shumë në gjëndje, atë kisha njohur si babë, si nënë, se isha jetim …pa babë !

1946, me shpalljen e kuadrit të ri, emërohet, si mësues në katundin Kudhës, më 6 dhjetor largohet nga Kudhesi, e kthehet në Qeparo. I vjen emerimi si Drejtor Didaktik, pranë Komitetit, Vlorë. Shërben aty si Inspektor arësimi, në sektorët e Mallakastrës, në Laberi, pa zonën e Kuçit, e vazhdon në atë të Myzeqesë dhe së fundi në Himarë.

-- Koha nga dalja në pensoin e deri më vdekje… !!!

Në Janar mbas tre kërkesash të bëra gjatë vitit 1950, emërohet të drejtoj shkollën e Skelës, Vlorë. Dërgohet me kërkesë insistuese siç e ka pranuar vet , të drejtoj shkollën 7 vjeçare, në Spile të Himarës. Në Himarë, punojë si Drejtor i shkollës atyshme për të mos mbajtur më më shume se dy muaj. Menjëher, do ta transefronin, me ndërtimin e shkollave në Qeparo, duke e emëruar drejtues i shkollës së fashtit, mbas një largimi prej më se 7 vjetësh, 1943-1950. Deri me 1956, punon aty si Drejtor i shkollës 7 vjeçare. Me disa probleme të dala gjatë rrugës së arsimit, në mars të 1956, bëri atë që në shtator 1956, me çeljen e vitit të ri shkollor , të bjer në detyrë, nga drejtues i shkollës, si mësues i thjeshtë i 7 vjeçares.

Mbasi siç tregojnë faktet , patë qënë në drejtimin të saj, qysh nga viti 1935. Vit kur ai mbasi dha provimet me sukses në Normalen e Elbasanit, punoj vazhdimisht si kryemësues. Në përfundim, mësojmë se mësuesi patriot Janko Ll Pali, pasi shërbeu si mësues pedagog, deri më shtatorit 1964, njoftohet se i kish ardhë radha, e koha kishte kaluar, pasi ishte 67 vjeç. Megjithse në gjëndje të mirë shëndetsore, e i aftë, duhej të paraqiste vetë kërkesën, për ndarjen e padëshirueshme, me pasionin dhe jetën e tij Arsimin, për të dalë në pension.! Mbaron kështu karjera e lavdishme dhe e mbushur me kujtime. Një rrugë e paharrushme, si edukues i brezit më të çmuar për më se 36 vjet. Ku punoj me shumë zell e dëshir me qëllim që ai të nxirrte nxënës të zotë, për veten e tyre, familjen, vendin, për luftën e jetës edhe patriotë të vërtet!!!

Çfarë kanë thënë : Shkrimtarë, mësues, poetë, kritikë, politikanë, analitikë, bashkëfshashtrë të tij:

Bashkëfshatari i tij, Vasil Qesari (shkrimtarë,gazetarë,publicistë, kritikë) duke kujtuar figurën e këtij eruditi, ndërtëtjera ka thënë: .........Më doli para sysh imazhi i mësuesit të shumë brezave,Janko Palit-esperantistit të shquar dhe njohësit të shkëlqyer të kësaj gjuhe,e cila endé ka adhuruesit e praktikuesit e saj në botë.

Ish nxënesi i tij Ing. Sillo Mucko (Kanada): "Mësuesi im i parë Janko Pali, ngelet përjetë si një monument, i kulturës dhe i diturisë. Ay për gati 1/2 shekulli luftoi dhe zhduku injorancën në mbarë krahinën e vendin tonë. Ai ishte i gjithëanshëm, mësues , edukator, pedagog, muzikant, vjershëtor, valltar, këngëtar dhe mbi të gjitha njeri. Ai do mbahet mënd si një njëri etalon dhe fisnik i kompletuar, atë e donin dhe gurët e sokakut..vepra e tij do t'ju shërbejë brezave për te njohur historinë.

Vitore Leka Stefa (Poete Itali) : "Janko LL Pali nuk është thjesht e një njeri i një familje a Qiparoi, e krahine, por i përket gjithë Shqipërisë, ky njeri i madh, ky mësues i palodhur dhe i kujdesshëm për breza të tërë, që i çoi drejt udhës së dijes duke i'u çelur horizonte të papara, me veprën e tij, sot na flet me një gjuhë të pasur e me një zëmer të madhe."

Poetja Nirvana Pistulli: "Gjithë këjo punë e bërë prej tij si është e mundur t'i njifet vetëm mbas rënies së diktaturës?!? Një punë kolosale, mbledhja e poezive folkloristike, gjithë këto përkthime, poezi gjëra me shumë vlerë për kulturën e vendit tonë. Shpresoj t'i shof një ditë të botuara!!!"

Shkrimtari dhe poeti ish i burgosuri i diktaurës Gjeto Turmalaj thotë se "Éshte nder i madhë që kombi ynë ka nxjerr poet, shkrimtar, si Janko Pali. Si ky njeri që jeton në pavdeksi, në ato poezi të mrekudhueshme, dhe në atë krijmtari aqë të vlefshme që la pas, si një poliglot në shumë drejtime. I madhi E.Koliqi duke ju referua Eliotit thoshte"Asnjë artë nuk është më kombëtar se poezia" Këtu më kujtohet ajo thën'je filozofike!! "Njërzit e letrave janë princat e kombit" Per mendimin timë, thotë, z. Turmalaj, Janko Pali, ishte një princ i dal prej kështjellës të Qeparoit dhe është nder për Atdheun tonë.

Z. Agim Bacelli : J Ll Pali, një burrë i ndritur që ka nderuarë jo vetëm familjen e vet, por edhe shoqërinë, kombin dhe diturinë shqiptare e më gjërë. Dituria e tij rrezaton edhe pas ikjes së Tij për tek Ati ynë i shtrenjte dhe i lavdishëm.

Z. Diana Jovani: Janko Pali, shëmbulli i të cilit do të udhëheqë gjenerata të tëra arësimtarësh e njerëz të dijes për vite me rradhë dhe do të jetë udhërrëfyes edhe për brezin e ri. Qeparoi dhe Himara janë krenare që kanë nxjerrë një njeri si ai, krenar dhe madheshtor si Deti Jon dhe i pamposhtur në qëllimin e tij të madh në jetë.
Poetja e shkrimtarja e shquar Zhuliana G. Jorganxhi pasi është njohur me veprën e "Mesuesit te Merituar" Janko Pali , thotë se: "Kam lexuar më shumë interes gjithë atë univers te madh te "Mesuesit te Merituar" Janko Pali dhe jam mahnitur nga gjithe ai njeri i madh erudit. Vepra e tij eshte nje veper madheshtore dhe duhet te shohe patjeter driten e botimit, sepse ajo iu vlen gjithe brezave ne çdo kohe."

Z. Harilla Panajotit, : "Portreti do të ishte i veçantë për Janko Palin e Qeparoit. Ai përgjithëson…!. Ishte Mësues më përvojë të madhe pedagogjike, sociale, kulturore, ishte shumë energjik dhe i mpreftë. Me të vërtetë Janko Pali qe një intelekt fenomen. I pa përkulur para vështirësive,optimist e humanist i madh."

L. Petoshati, Filadelfia - "J LL. Pali,ishte një mësues intelektual tipik shqiptar intelektual i shquar i bregdetit , portret që përgjithëson."

Kleanthi Z. Dede (shkrimtarë),Të shkruash për jetën e një mësuesi(e), pa dyshim që ndjen përgjegjësinë, për të pasqyruar jetën e një intelektuali, po të shkruash për jetën e mesuesit Janko Pali, këjo përgjegjësi është e dyfishtë për vetë faktin se si nga ana kohore, ashtu edhe nga ana gjeografike, po pa lënë menjanë edhe bagazhin njohës e kulturor të tij ato kapin kufinjtë maksimalë, brënda së cilës duken qartë jeta e një krahine të tërë, pikërisht e një krahine të kulturuar siç është, Bregdeti Jon.

Avokati i Popullit Dr, Jorgo Dhrami ish nxanës i tij: "Personaliteti i Janko Palit, personalitet i cili nuk ka përmasat për një fshat apo krahinë, por ka përmasat e një njeriu në shkallë kombëtare e ndoshta më tej....."

S. Guraziu, (Arnhem, NL) : "Vepra e J.LL Palit padyshim është lavdiplotë, fisnike dhe nuk di a jam kompetent të deklaroj ... edhe një "gur i art, jashtzakonisht çmuar" i traditës pedagogjike shqiptare, me punën e tij në letrat shqipe, përkthimet, mësuesinë...dhe tërë atë frymë përparimtare të botkuptimit të tij, duke arsimuar popullin e vet, duke ndritur mendjen e popullit të tij të përvuajtur. "

Aktualishtë tani ka në disponim rreth 25-30 - fletore(libra) të marra nga thesari letrar i tij, por ato mendohet se nuk janë më dhjetra po kalojnë qindrat.

Të disponeshme :
Në thesarin e tij gjenden rreth 80 000 vargje ,poezi,lirik,elegji, historike etj
Ka shkruar Monografinë e "Neço Mukos"bashkë shok dhe mik i tij
Ka hartuar një fjalor 45 000 fjalësh Shqip- Frengjisht
Ka bërë metodiken si të mësojmë "Esperanton" ngriti edhe kurs
Historia e Qeparoit
Historia e Shkollës Qeparoit
Tregime, historira, bëma, koleksone.
Mijëra perkthime nga çdo gjuhë:
Përkthim Historia e Frances Frengjisht-Shqip
Përkthim Historia e Npolonit- Frëngjisht Shqip
Përkthim Ezopin
Providenca
Nga Esperanto fletore të tëra.
Folklor. përmbëledhje këngësh Historike -Patriotike
Folklor Këngësh Lirike
Shkrimtarë e figura te shquara në shërbim të letrave,shqipe e të huaja, autorë të ndryshëm.
Mehallet e fshatit dhe “gjak ne fshat” 18 rastje vrasjesh....
Njeri enciklopedik, autodidakt, i tkurur
.Anektoda ,tallje,shaka,batuta 600 cope te mbledhura.
Thenie nga figura te shquara te kombeve (hulumutim)
Letersi,etj et,
Tekste per te mesuar Anglisht,Esperanto,Spanjisht.

Një kontribut dhe një kujdes të madh rreth rujatjes dhe përcjelljes së veprës së Janko LL. Palit, po luan edhe i biri i tij poeti dhe shkrimtari Petraq J Pali. Ai, ekspozoi në të gjitha forumet dhe po punon në realizimin e disa librave, me kujdes e me më mënçuri e maturi, tituj , fragmente të krijimtarisë së të atit. Pasi që jo vetëm ky material i cili po prezantohet nga gazeta kombëtare Bota sot, është shfrytëzuar nga materialet e ruajtura prej tij, por nëpërmjet iternetit, letrave e telegramve, ai ka dhe dhjetra e dhjetra përshëndetje.Nga krijimtaria e Janko LL Palit deri sot jane botuar “Afer fundit cpo shikoj” perzgjedhej Poetike,”Historia e Qeparoit” si edhe “monografi e Neco Mukos” Pregatitet te dali ne botim”Historia e shkolles se Qeparoit” qe eshte nje thesar me vete.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat