Naim Fetaj, poet i shumë sukseseve letrare dhe shpërblimeve

Kultura

Naim Fetaj, poet i shumë sukseseve letrare dhe shpërblimeve

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:13
Naim Fetaj

Poetit mërgimtar i shume shpërblimeve te fituara - Naim Fetaj për veprimtarin e tij të suksesshme letrare, sidomos me poezitë e tij  para lexuesve në Kosovë dhe diasporë prezanton  zhvillim e konteksteve jetësore, si rrjedh e përjetimit dhe orientimit të imagjinatës të preokupimeve i cili me preokupimet e tija  me synimin e tij  shpalosi botën intime, i cili me kërkesë e tij poetike e ka ndërlidh gjuhën poetike, si edh e ka shpreh aktualen e përgjithshme në nivel të vetëdijesimit tonë. Duke lexuar librin e këtij poeti të vyeshëm në tërësi, na  krijon mundësinë e depërtimit në të gjitha vargjet, të cilat kanë lidhjen e tyre tematike si pjesë përbërëse e njohjes, brengave të autorit.

Poezitë e poetit Naim Fetaj krijojnë një përshtypje të  njeriu kërkimtar për të gjetur realen e të ndodhurave në arealin tonë e më gjerë. Qasja e  këtij poeti  ndaj jetës dhe poezisë shkon krahas rrjedhave të përjetimeve, si ndjenjë që kërkon të jetohet  më të. Kjo vepër  është konceptuar në tetë cikle, të cilat komunikojnë bukur në mes vete dhe të njëjtat krijojnë mundësinë më të favorshme për lexuesin, ku poezia e tij kanë fillimin dhe mbarëvajtjen artistike. Mirëpo, tematika e shtruar në të dikton, e jep mundësinë e përjetimit sa më afrues në komunikim me lexuesin e vëmendshëm. Poezinë e këtij poetit në brendinë e tyre   karakterizojnë një fryma e lehtë flladitësi nëpër vargjet. Në vazhdim të këtij shkrimi kushtua këtij poetit po u prezantojmë një poezi kushtua kthimit dhe  ri-varrimit e eshtrave të kolonel Ahmet Krrasniqit në trojet e tij stërgjyshore- Kosovë.

ImageNaim Fetaj

Kur flini ju të qetë

Natën shihen zjarre

Kur gjakun tuaj e fshinë

Ne u kthyem në varre

Si Zezonë të re e sollën hatanë

Juve u prenë në besë

Ne krahët na i thanë

As vend për varr...s'na lanë

Askund një copë diell

Për ne

Asnjë ditë e mirë...

( Hala hekur hanë me dhemb ata

Se janë të shtirë..)

Veç sillet e sillet dhembja

" Për krushqit e ngrirë ..."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat