Gjuhën zyrtare shqipe ta zëvendësojmë me gjuhë artistike-poetike

Kultura

Gjuhën zyrtare shqipe ta zëvendësojmë me gjuhë artistike-poetike

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:33
Sulejman Mehazi

Të dashur miq dhe mikesha të f.b-së, e di se në kohën e fundit jeni bezdisur me postimet tona poetike e jo kritike e politike, pse? Për shkak se me kritika e sharje nuk përmirësohet gjendja jonë e vështirê, por vetëm me fjalë të mira, të bukura, figurative. E fjalët e bukura i ka vetëm poezia. Ne do jemi të parë, të mençur e të pasur si popullatë shqiptare vetëm atëherë kur do dimë të flasim me dashuri, pasi dashuria burimin e ka nga zemra, e zemrës rrjedha e burimit i vjen nga shpirti, atëherë pse mos të përdorim fjalë të ëmbla, të buta e të bukura të dalura nga thellësia e zemrës e shpirtit.

E kur fjalët dalin nga zemra, ja gjuha poetike. Nëse partitë politike s'mund ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe, ne jo që do ta zyrtarizojmë, por do ta mbizyrtarizojmë me gjuhën tonë poetike, pra në vend gjuhës zyrtare politike, poetët ta bëjnë gjuhë poetike artistike. Me gjuhën poetike nuk do mund secili t'i futë hundët aty, për shkak se arti poetik s'është ëmbëlsirë për t'i futê secili duart aty. Politikanët vetëm me gjuhë artistike-poetike mund të mposhten, jo me sharje e ofendime, argumentet e përvojave politike dëshmojnë se kritikat, sharjet e ofendimet politikanëve ju japin forcë e fuqi e kurrë dobësi.

Vetëm gjuha poetike e mposhtë botën e shëmtuar.

Ne s'duhet të kërkojmë dashuri ndaj gjuhës sonë, por gjuha jonë të dashurohet ndaj nesh! Ne s'duhet të jemi patriotë ndaj kombit e shtetit, por kombi e shteti të jetë patriotë ndaj nesh! Dashuria të dashurohet me ne, e jo ne me dashurinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat