Përfundon me sukses të jashtëzakonshëm Festivali i 8-të "Bylispolifonia"

Kultura

Përfundon me sukses të jashtëzakonshëm Festivali i 8-të "Bylispolifonia"

Nga: Albert Z. Zholi Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:59
Festivali "Bylispolifonia"

Një Festival plot gjurmë dhe histori. Një Festival unik në llojin e vetë ku morën pjesë 28 grupe Polifonike nga Shqipëria, Maqedoinia, Greqia, Italia, Bullgaria.  “Bylisi dhe Polifonia”, me të cilat krenohemi dhe që identifikohemi si komb, u bashkuan, në Kuvendin e Polifonisë, në edicionin e 8-të në tempullin e Ilirisë ”Nikaja” pranë fshatit Hekal dhe Klos. Shtegtarja e pa moshë e njerëzimit, si thesar shpirtëror kënga vendçe shqiptare, në datat 21-22 shtator 2018, trokiti në portat e lashtësisë, ku si në gjirin e Perëndisë, ushtoi me tërë madhështinë e bukurisë dhe forcën e saj identare. Polifonia e bukur, duke demonstruar larmishëm edhe folk si dhe kostumegrafinë karakteristike të secilës trevë përfundoi me sukes.  Jo më pak se 28 grupe polifonike nga të gjitha trevat shqiptare konkurruan para një jurie prestigjioze në këtë kuvend madhështor unikal si bashkim zërash dhe zemrash ku nuk  mungouan dhe pjesëmarrja e të ftuarve nga grupe të huaj Ballkanik dhe Europa që ka shërbyer e do të mbetet, si një urë lidhëse kulturore shpirtërore fqinjësore tepër specifike. Si zakonisht, ky event tashmë, me fizionominë e tij ka marrë vlerësimin e shumë studiuesve të njohur, Etnomuzikologëve, Historianëve, Arkeologëve si dhe admirimin e publikut të gjerë artdashës. Veç kësaj ka marrë dhe impenjimin e gjithë artistëve për të qenë të gatshëm në edicionet e tjera. Dasmën e bën i zoti i shtëpisë, ndaj dhe Kryetari i Bashkisë Mallakastër z. Agron Kapllani edhe këtë radhë si zakonisht me kontributin e tij plot modesti dhe thjeshtësi, mundësoi vazhdimësinë e këtij eventi me ambicie që të kurorëzohet në lartësinë e duhur artistikisht dhe në të ardhmen. Për mikpritjen e tij fisnike në sofrën bujare mallakastriote, si patriot, ai ka fituar respektin dhe dashamirësinë e gjithë artistëve dhe publikut të mrekullueshëm që e dashuron dhe ndjek me nostalgji këtë pasuri që ne e gëzojmë sot nga të parët tanë. Organizimi i këtij festivali i thelloi më shumë lidhjet e popullit me këtë këngë magjike shumzërësh pa instrument. Tashmë që ky Festival përfundoi me sukses edicionin e VIII, themi se  vazhdimësia e tij është e sigurt. Në këtë festë të rrallë ,falënderimet shkojnë për pushtetin Vendor të Qarkut Fier, z. Agron Kapllani, z. Fatos Pashollari, z. Baki Bala, deputetin z.Ismet Beqiri, z. Armando Subashi, për kujdesin e zhvillimit të këtij aktiviteti i cili jo pak po tërheq vëmendjen e të huajve në këtë park turistik kombëtar që mban mbi supe një histori të rrallë 4000 vjeçare “Bylis”. Aktualisht për Polifonin problemet janë serioze dhe me atë sy duhet ti shohim. Ky tranzicion po ndikon shumë dhe në polifoninë e bukur dhe të shenjtë shqiptare. Shihet një venitje e saj. Duhen ruajtur vlerat e merituara që ka. Ky Festival e çoi Polifoninë në Altarin e Pavdekësisë. Urimet më të mira shkojnë për organizatorin dhe Presidentin e Shoqatës "BylisPolifonia" z. Yzeir Llanaj. I papërtuar, kërkues, i dashuruar marrëzisht pas Polifonisë ai arriti ta përfundojë me sukses këtë event kaq të rrallë.Vërehet një fenomen, ku, polifonia shqiptare mbas tranzicionit ka filluar të bastardohet dhe të gllabërohet nga turbo- folku. Është mëkat të cenosh polifoninë shqiptare, këtë perlë të kulturës kombëtare. “Nuk jam në kundërshtim për evoluimin e muzikës, por duhet të përqendrohemi më shumë tek tabani kombëtar. Tek ai folk i mrekullueshëm që e ka rrjedhën e vet që nuk duhet ndalur por të  rrjedhë ashtu siç ka dale nga burimi. Desha që ti bëj thirrje të gjithë atyre korifenjve të polifonisë, atyre që sot janë edhe të plakur, duhet të flasin për këtë trashëgimi dhe jo të rrinë indiferent, sepse doktorata  e atyre që e këndojnë, e trashëgimisë, vjen direkt nga rrjedha e ujëvarës, siç rrjedh nga maja e malit dhe ne duhet ta mbajmë të pastër. Polifonia është arti shpirtëror më i veçantë i kombit tonë dhe si i tillë  duhet ngritur duhet ruajtur si thesar në piedestalin që i takon  që koha ta lartësojë edhe më shumë. Ky visar mbetet udhëndricues i historisë së një kombi më të vjetër në botë me vlera shpirtërore tepër të rralla”.-thekson Llanaj.

Veçohet

Festivali Ndërkombëtar “Bylispolifonia” u zhvillua me mbështetjen e  kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, z.Agron Kapllanaj, Drejtor Organizativ ishte intelektuali  Fatos Klosi, bir i Mallakstrës, Drejtor Artistik i këtij Festivali ishte dirigjenti i talentuar Ermir Dizdari, regjisor, Milto Kutali, drejtues shkencor Prof. Pirro Miso, Zhani Ciko dhe historiani Kastriot Bezati. Sipas studiuesve, për ruajtjen e polifonisë nuk duhet vetëm puna e një shoqate, por dhe e shtetit, grupeve të ndryshme të polifonisë dhe ata festivalin e fundit e quajnë një risi dhe një rrugë te re për njohjen e “Bylysit” si qytet turistik brenda dhe jashtë atdheut. Por mbi të gjitha duhet vlerësuar roli i z. Yzeir Llanaj që si organizator bëri një prezantim dinjitoz të Polifonisë së bukur shqiptare.

Grupet Polifonike pjesëmarrëse:

1 - Rrajca 
2 - Gora 
3 - Kërraba 
4 - Kuçova 
5 - Saranda 
6 - Lunxhëria 
7 - Hormova 
8 - Bijtë e Tepelenës 
9 - Derveni 
10 - 10 Shqiponjat e Tërbaçit
11 - Kalivaçi 
12 - Lotë Kurbeti
13 - Buronjat labe 
14 - Drashovica 
15 - Velça 
16 - Çamët 
17 - Bashkimi 
18 - Dushkaraku 
19 - Fiershegani 
20 - Demir Zyka Skrapar 
21 - Maqedonia 
22 - Suhareka
23 - Gostivari
24 - Janina 
25 - Pogoni

Juria,a Zhani Ciko, Pirro Miso dhe Kosta Loli             

President Nderi i Festivalit Ndërkombëtar “Bylis Polifonia” z. Agron Kapllanaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat