Një zë më thërret prej jugut - Bota Sot
Një zë më thërret prej jugut

Kultura

E martë, 13 nëntor 2018

Një zë më thërret prej jugut

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Në të gjitha anët e atdheut tonë

dita nuk ka zbardhur,

jo, jo, nuk ka zbardhur !

Fyellashti dridhet nëpër kohë, 

në degët e lisit të moçem ; 

pranë kullës.

Një zë më thërret prej jugut,

Boletin, ku je!?

Malli më ka marrë

ta shoh mbi vetull 

qeleshen e bardhë,

koburen n' brez.

Moti o vëlla të pres...

Unë roje në jug,

ti në veri,

në mëmëdheun tonë- Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test