Fajtor për vdekjen e parakohshme të Lasgush Poradecit ishte dhe Fatos Arapi me miqtë e tij novatorë

Kultura

Fajtor për vdekjen e parakohshme të Lasgush Poradecit ishte dhe Fatos Arapi me miqtë e tij novatorë

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 15 tetor 2018 Në ora: 15:01
Lasgush Poradeci

Nuk do bisedojmë për vlerat poetike e artistike të treshes Novatoriste: Fatos Arapit, Dritëro Agollit e Ismail Kadaresë, pa dyshim poetë e prozatorë më të mëdhenjë të letërsisê shqipe e botërore, por do flasim për ndërgjegjen e treshes poetike e letrare të asaj kohe. Shkrimtarët, poetët e artistët s'duhet shikuar vetëm në prizmën e  veprave të tyre, por edhe në anën e sjelljeve dhe veprimeve të tyre njerëzore; jo se janë poetë e shkrimtarë e t'i japin të drejtë vetes për të bërë çfarë do lloj veprimesh të pa moralshme, të pahijeshme, padrejtësishê e pisllëqesh e ne t"ua fshehim e mos t'ua përmendim pse paskërkanë qenë  autorë  të shkrimeve me vlera të mëdha letrare e artistike.

Historia letrare shqiptare pas, Luftës së Dytë Botërore, ështê e njohur me kontradiktat letrare e artistike të shkrimtarëve të vjetër tradicionalë e kombëtarë, para luftës, dhe të asaj pas luftës, të shkrimtarëve të ri që luftonin për një drejtim të ri novatore të Realizmit Socialistë. Ishte luftë e ashpër e shkrimtarëve të mëparshëm të periudhës mbretërore Zogiane me tradita tradicionale, gjoja se rurale për shkrimtarët e rinj, kundrejtë shkrimtarëve novatorë realsocialiste enveriste, gjoja se urbane-qytetare.

Shkrimtarët e mëparshëm llogariteshin me mentalitete artistike fshatarake-ruralesh, kurse novatorët e rinj realsocialistë me mentalitete artistike urbane-qytetaresh. Pasi grupi i të rinjve, i treshes letrare realsocialiste:  Fatos Arapi, Dritëro Agolli e Ismail Kaderi ishin në anën pushtetit të Enver Hoxhës fituan, e me këtë fitore, pa frikë letrare mund t'ju themi se u bënë shkrimtarë oborrtar të letërsisë enveriste.(mendomi ynë është se kjo periudhë letrare në vend realsocialiste të emërohet, Letërsia Enveriste)

Me përkrahjen e kësaj letërsie novatore,  treshja artistike realsocialiste: Fatos Arapi, Dritëro Agolli e Ismai Kadare, për t'u rritur vet si shkrimtarë,  eliminuan shumë shkrimtarë të fuqishëm tradicionalë e univerzal, eliminuan poetin më të madh shqiptar Lasgush Poradecin së bashku me Mitrush Kutelin, Martin Camajn, Arshi Pipën, Bilall Xhaferrin, Kasëm Trebeshinën, Pjetër Arbënorin, Zef Zorba, Primo Shllaku, Visar Zhitin e tj.

Shtojcë:

Si është e mundur para luftës së Dytë Botërore e pas saj, deri më vitet 195O-60, Lasgush Poradeci të jetë poeti më i lexuar e më i popullarizuar shqiptar e pas saj mos të përmendet fare sa që banda letrare novatore Fatos Arapi, Dritëro Agolli e Ismail Kadare, në krye me ideologun e letërsisë realsocialiste komuniste Dhimitër Shuteriqin e shpallin të vdekur para kohe Lasgush Poradecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat