Poezi që për temë kanë jetën, familjen, atdheun, dashurinë ….

Kultura

Poezi që për temë kanë jetën, familjen, atdheun, dashurinë ….

Nga: Milazim F. Kadriu Më: 17 tetor 2018 Në ora: 08:14
Kopertina e librit

Poetja Anita Tafa vjen para lexuesve me librin e parë të saj me poezi “ Vargjet e rrugëve pa mbarim” botuar nga  KL “Zahir Pajaziti. Nisur nga vetë titulli i vënë rastësisht apo qëllimisht autorja duhet ta kuptoj një gjë se  hyrja në krijimtari vërtetë është një rrugë pa mbarim, rrugë që nuk i dihet fundi, e shumë shpesh disa ndalen që në hapat e parë por shpresojmë se autorja e këtij libri  do ta ndjek rrugën e krijimtarisë së saj sa më gjatë.

Çka vërejta në vargjet e autores Tafa e cila tash e një kohë të gjatë si edhe shumë krijues tjerë jeton jashtë atdheut. Përmes shumë vargjeve autorja shpreh  dashurinë e madhe  që ndjen për vendlindjen, për atdheun e saj, për nënën, pastaj vargje të shumta shkruan për dashurinë po edhe për fëmijët. Edhe kjo autore sikur edhe pothuajse gjithë autorët tjerë shqiptar kudo që jetojnë thurin vargje për Kosovën, luftën e saj që bëri për çlirim nga okupatori shekullor, pastaj për ata që ranë për lirinë e saj, por edhe për bashkimin kombëtar.

Të gjitha çka ndjen autorja i shpreh në mënyrë origjinale  përmes poezisë. Bazuar në poezitë e këtij vëllimi poetik  vërehet se autorja premton vazhdimësi në krijimtarinë e sajë.

Përmes poezive të saj autorja sjell botën  shpirtërore  të sajë  që edhe pse jeton  jashtë atdheut  ajo është shumë e lidhur  me atdheun. As një vend nuk i duket më i bukur se vendlindja e sajë  Elbasani. Ja si shprehet ndër tjera në  vargjet e saj.

Shumë vende kalova

Shumë qytete kam parë

Elbasani im

S’ka të sharë

Qëndrimi i gjatë  jashtë vendit e bënë që nganjëherë të shpreh dyshimin që në atdhe po ndihet e huaj.

Si e humbur jam

Po eci nëpër Tiranë

Erdha të shoh 

Vendin tim

Ndërkaq autorja ndjen shumë mall dhe dashuri për të afërmit e saj, miqtë, shokët e shoqet por mbi të gjitha prindërit e saj. E po edhe kjo sikur pothuajse gjithë poetët që nuk kalojnë pa i kushtuar poezi nënës edhe Tafa në një poezi kushtuar nënës së saj ndër tjera thotë:

Nënë, e dashura nënë

Je diell e je hënë

Nënë, e shtrenjta nënë

Në prehrin tënd vë kokën 

Dhe harroj gjithë botën

Edhe te kjo autore dashuria ndaj atdheut është e madhe dhe këtë e dëshiron ta shoh të bashkuar. Andaj ajo poezi i kushton edhe  Kosovës pjesë kjo e ndarë padrejtësisht  nga atdheu i autores, Shqipëria

Me zë të lartë thërras

-O Zot, a ka në tokë drejtësi

Pse Kosova rri e ndarë me Shqipëri

Në vargjet e kësaj autoreje hasim edhe vargje dhembjeje për kushtet e vështira në të cilën jetojnë një pjesë e popullit e sidomos ndjen dhembje për fëmijët që shpesh detyrohen të punojnë punë të rënda apo kërkim lëmoshe nëpër rrugë duke shtrirë dorën. Ja si shprehet autorja në vargjet e saj:

Një dorë e zgjatur 

Në rrugë po ec 

Një fëmijë po kërkon 

Pak bukë për tryezë

Autorja në disa vargje nga pak shpreh një lloj frike në këtë rrugë që posa ka hyrë. Asaj i preferoj që të mos ketë frikë në këtë rrugëtim ngase besoj se lexuesi do ta pres mirë librin e sajë dhe librat e ardhshëm do të jenë edhe më të suksesshme, për çka edhe i dëshirojmë suksese të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat