Ansambli “Shota” nderohet me medaljen e Skënderbeut

Kultura

Ansambli “Shota” nderohet me medaljen e Skënderbeut

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:12
Haradinaj me medaljen e Gjergj Kastriot-Skënderbeu ka nderuar Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar takim me anëtarët e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” , të cilët i nderoi me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

Shefi i ekzekutivit ka garantuar përkrahje ndaj këtij ansambli, pasi sipas tij, ata përçojnë vlera të mëdha artistike të popullit shqiptar.

Haradinaj: Takimi ka qenë reflektues për përgjegjësitë që Qeveria i ka ndaj këtij ansambli

“Sot i kam pritur në një takim që ka qenë po e them ashtu reflektues pak a shumë edhe për përgjegjësitë që ka Qeveria ndaj Ansamblit Kombëtar “Shota”, por kemi biseduar edhe për sfidat të cilat ballafaqohen Ansambli Kombëtar “Shota” ajo që mundem me iu thanë është se jam i bindur se Kosova është me fat që ka një ansambël që është kaq lart edhe në vlerat e artit, por edhe me njerëz kaq të mrekullueshëm”, u shpreh Haradinaj.

Drejtori i ansamblit, Shefqet Gjocaj tha se kudo që shkojnë mundohen të jenë ambasadorët më të mirë të vendit.

Gjocaj: Shpresojmë për mbështetje më të madhe shtetërore

“Jemi të bindur se informatat që zotëri kryeministër i ka të duhura edhe për aktivitetin tonë, por edhe sfidat që i kemi edhe besoj shumë që realisht kjo vizitë të na jep edhe një shpresë më shumë se trajtimi i institucioneve të kulturës edhe i artit përgjithësisht dhe i punëtorëve të kulturës përgjithësisht do jetë edhe në nivel më të lartë, do ketë edhe kujdes më të madh nga shteti”, ka deklaruar Gjocaj.

Ansambli “Shota” i dhuroi një simbol kryeministrit nga performanca e fundit të premierës “Kumt”, që sollën për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj me medaljen e Gjergj Kastriot-Skënderbeu ka nderuar Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Ky takim, Haradinajt i shërbeu për të reflektuar rreth përgjegjësisë së ekzekutivit ndaj ansamblit.

"Jam i nderuar se kam parë vlera artistike dhe fuqi njerëzore të jashtëzakonshme dhe e kam parë shqiptarin në mënyrë më të mirë të përfaqësuar në aspektin kulturor. Ky takim ka qenë reflektues edhe për përgjegjësit që i ka qeveria për këtë ansambël, jam i bindur edhe sot se Kosova është me fat që ka këtë ansambël që gëzon vlera të qarta kulturore dhe artistike”, u shpreh Haradinaj.

Kurse, drejtori i këtij ansambli, Shefqet Gjocaj përveç falënderimeve, tha se presin më shumë përkrahje për institucionet kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat