Fran Gjoka, dritëdhënës në dije, arsim dhe gazetari

Kultura

Fran Gjoka, dritëdhënës në dije, arsim dhe gazetari

Nga: Andon Andoni Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:12
Fran Gjoka

Një njeri me shtatin e një burri të zakonshëm, e sy të ndritshëm që i lëvrijnë pa pushim, i gjallë dhe me fjalë të zgjedhura me kujdes kur flet, Fran Gjoka, mësuesi dhe gazetari nga Lezha doli këso kohe në pension. Bujar e me zemër të madhe. Ndihmëtar për këdo që mund t’i trokasë në portën e shpirtit. I kujdesshëm për “të blerë” në çast bashkëbiseduesin. I ëmbël me njerëzit e komunitetit ku jeton, në Ishull Lezhë, sa të duket se ka dalë nga “Manteli” i Çehovit.

Dhe teksa e kemi ndjekur në punën e tij të përvitshme kemi vënë re se nuk mund të gjendet qoftë edhe një grimë, brenda shpirtit dhe karakterit të këtij njeriu, ligësi dhe cmirë, inati i ndërkryer i burrit! Jeta, kushtet rrethanat, prej mot motesh e kanë bërë këtë njeri një burrë të shtruar e të paqtë deri në sentencën e krishterimit, “nëse të qëllojnë në njërën faqe, ktheji dhe tjetrën”.

Fran Gjoka origjinën e të parëve të tij më të hershëm e ka nga malësitë e Kelmen-dit. Dhe duket se brenda genit të tij është ruajtur ai shtat i drejtë;- besa e fjalës së dhënë dhe dashuria e pashoq e malësorit, që vinte për të dimëruar në ultësirat e Lezhës e të Shkodrës, ku gjeti një truall të butë, afër kaltërsisë së detit, prej të cilit dukej se djaloshi i ri, mori vështrimin e paqtë të syve.

Unë e pata njohur shumë vite më parë, gati më shumë se një dekadë, kur atë kohë punonte në drejtorinë arsimore, i ngarkuar me gazetën “Mësuesi”. Madje një miku ynë i përbashkët, Viron Kona, bënte be e rrufe se Frani është nga ata punëtorë të arsimit që e ka mbjellë farën e saj edhe në bahçe!

Por duhet ta njohësh nga afër Fran Gjokën që të flasësh për të. Mik i shkollës dhe i nxënësve, kur edhe vetë punoi plot vite si mësues, ai të vjen ndër mend për ca asosacione fqinjësie të habitshme si mik i Profesorit te ndjerit Mark Vuji, i Qazim Du-shkut, i poetit Ndue Dragusha, profesorit Mark Tirtja e shumë të tjerëve, për të cilët thotë me krenari se kanë qenë dhe janë jo vetëm mentorët e tij, por dhe miq të tij. Të mrekullueshëm,- kjo është një nga stilemat e vetë Fran Gjokës, për miqtë e dashamirët, - por që në vetvete është kjo “mrekulli” që plotëson figurën e tij tashmë jo vetëm si mësues, por edhe si mik, shok, dhe baba.

Hamit Beqja, Bedri Dedja, Kozma Grillo, Bardhyl Xhama,Thoma Qendro, Musa Kra-ja, Viron Kona, Ilir Kanini, etj kanë qenë si të thuash shëmbëlltyrat që ndoqi në udhën e gazetarisë, duke u penguar ndonjëherë, në kohën e shkuar, por gjith-monë pa u tërhequr e kthyer pas nga udha. Të dish “të vjedhësh” nga pena e më të mirëve në fushën e gazetarisë profesionale të arsimit, nga ikonat e mësipërme të kësaj fushë, është dhunti dhe profesionalizëm. Bedri Dedja, nga koha në kohë, e orientonte në temat me të cilat duhej të merrej më shumë në shkrimet e tij, si duhet të trajtojë në thellësi e në mënyrë kritike dukuri të caktuara në zhvillimin e arsimit.

Dikur patëm botuar, vite të shkuara një shkrim me titull “Frani i gazetës “Mësue-si”. U rekëm ta gjejmë atë shkrim, për të parë se sa frymë dhe ndjesi kishte përshkruar Franin e atyre kohëve dhe këtë Franin e sotëm, kur si të thuash, tashmë duhej bërë dhe një bilanc. Bilanc për krijimtarinë e tij në fushën e gazetar-isë, së profesionit dhe pastaj edhe atë të jetës dhe familjes. Çuditërisht, nuk është se ka ndryshuar fort. Përveç faktit se i është shtuar tejet shumë sasia dhe cilësia e shkrimeve të adresuara kah shkolla dhe nxënësit, të tjerat kanë mbe-tur thuajse njëlloj, deri edhe tek flokët me fare pak thinja!? Dhe kësisoj, falë tij, arsimi në qarkun e Lezhës ka zënë dhe më shumë vend në të përditshmen e vendit dhe ka përparuar në shumësinë e arsimit kombëtar. Sa e sa herë, kur botonim shkrimet e një pas njëshme të tij, jemi përballur me “akuzën”;- Po mirë, more vetëm në shkollat e Lezhës gjenden shkollat e mira dhe mësues të devotshëm dhe kund gjetkë.?!

Sigurisht që ka pasur dhe ka anë e kënd vendit, por ja që nuk ka Franë që t’i venë në dukje, herë me inatin e profesionit e të qortimit e herë me lëvdatat e meritu-ara të shpirtit...

Dhe, a thua se nuk është e mundur që, qoftë edhe për letrarizëm, të mos e barazosh arsimin, arritjet, Lezhën krejt, me këtë burrë shtathedhur, dhe miqësor siç është Fran Gjoka që vijon e vijon të krijojë e pozojë më të mirën e arsimit, mësuesve, nxënësve të qytetit dhe Lezhës së tij të dashur?!

Duke mbajtur në dorë dosjen e shkri-meve te tij, të depozituara tash e mbrapa, pranë revistës “Mësuesi”, mund të pohojmë;- po, është e mundur, që krenarisht Fran Gjokën, ta bashkëren-dosh në udhën e mbarë të shkollës lezhjane, me krijimtari shtypi gjithnjë e më të pasur për të, me plot dritë, dije e diturie, sot dhe sa të ketë frymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat