Kaq lexues kishte në bibliotekat e Kosovës për një vit

Kultura

Kaq lexues kishte në bibliotekat e Kosovës për një vit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës 2017”. Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Nga këto të dhëna del se gjatë vitit të kaluar fondi i librave në biblioteka ishte 1 milion e 782 mijë e  945, ndërsa numri i lexuesve ishte 158 mijë e  176.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 161 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 15 mijë e 175; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 102 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 5 mijë e 876; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 43 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 8 mijë e  243.

 Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 38, ndërsa numri i vizitorëve ishte 15 mijë e 872.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 72, prej tyre 5 filma vendorë dhe 67 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 mijë e 791.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë CINEPLEXX ishte 181, prej tyre 2 filma vendorë dhe 179 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 338 mijë e 963.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST ishte 323, prej tyre 27 filma vendorë dhe 296 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 21 mijë e 554.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 72, ndërsa numri i vizitorëve ishte 71 mijë e 335.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat