Aleanca Franceze e Prishtinës me ekspozitë të maleve të Kosovës

Kultura

Aleanca Franceze e Prishtinës me ekspozitë të maleve të Kosovës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:47
Foto

Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret nga 20 tetori deri më 3 nëntor një ekspozitë me titull ;Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve;, e propozuar nga shoqata franceze « Écrits de lumière ».

Kjo ekspozitë përmban rreth tridhjetë fotografi të peisazheve dhe shoqërisë së Pireneve të shekullit të XIX-të, të shënuar veçanarishtë nga praktika baritore të ngjashme me ato të maleve të Kosovës.

Hapja e ekspozitës do të jetë të shtunën, më 20 tetor, në ora 11:00 në Aleancën Franceze të Prishtinës (Rruga Lah Nimani, Nr.15), në prani të ambasadorit të Francës në Kosovë.

Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët, të shtunën, më 20 tetor në ora 16:00 në Kino ARMATA (Brigada e Kosovës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat