Elegji njerëzore

Kultura

Elegji njerëzore

Nga: Eroll Velija Më: 19 tetor 2018 Në ora: 06:22
Eroll Velija

Fol o poet

I thinjur i zhuritur

Ku të bëj një pre gjumë

Ankthet çmallen me një pike loti

Prek ballin e zhubravitur

Shikimin e verbër e kam kredhur

Rrugëtimeve nëpër dhembje

Pa gjurmë në paskajshmërinë e botës

Mos u dorëzo o poet

Kujdes snajperistët e etshëm për gjak

Të llahtarisur shikojnë prerazi njollat

Lënë mureve qumështore që pandërprerë

Sjellin kujtesën e shekullit të vrazhdë

Pra fol o poet

Fryma zhuritëse e barotit iriton

Mushkrit e njerëzve të sfiduar

Përmendore tempujsh qëndrese

 

Kurrë se braktisëm pragun

Besom o poet

Plagëve të mbyllura sërish

Gjaku I dëlirë pikon mbi penën e brishtë

Fantazma tinëzisht sorollatet somnambul

Oborreve të shtruar me eshtra të përhimë

Engjëjt rënkojnë me lemeri

Kufomat pllakosin heshtjen

Në fundnate s’ndalet vala e hidhur

Njerëzit me buzëqeshje të lëmekur

Pa mëdyshje do ta njohin veten në varret e rrëmihur

A thua do të jetë kështjella e fundit

Mbi të kaluarën dhe të ardhmen

Nëse s’ka shteg tjetër

O poet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat