Është koha t'i jap udhë poezisë

Kultura

Është koha t'i jap udhë poezisë

Nga: Kristina Demiri Dojçe Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Është koha t’i jap udhë poezisë sime, 
që si zog mbi tela, lehtë më është ulur, 
si tel violine më kumbojnë shumë kujtime, 
nga pesha e mallit të lagur, përkulur. 
 Është koha t’i shpërndaj vargjet në ajër t
ë rend nëpër pyje e shpirtra pa fund, 
porsi puhizë të rend pa u ndalur, 
të gjithë yjet e qiellit në djep t’i përkund. 
 Të zgjoj me vargje gurgullimat e pranverës, 
cicërimat e zogjve t’i ndez nëpër vargje, 
shpirtrat e errësuar t’i ndriçoj me vargun e Hënës, 
është koha, poezia ime të ndjej aromën e bukës në magje. 
Jam gati tashmë, me krahë vargjesh 
të fluturoj, se vet koha e artit poetik në shpirt më troket, 
kush vallë si unë në këtë jetë nuk dashuroi, 
me vargun e shpirtit kësaj kohe s'i dha jetë. 
Ejani miqtë e mi, në krahët gazmor të muzës poetike, 
në shpirtin tim të gjithë futuni dhe qëndroni, 
është koha të jemi shqiptarë në Shqipërinë heroike, 
Ejani sot në vargun tim, këngën e atdheut të këndoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat