Kujtimet e udhëpërshkruesve të huaj " nuk zunë vend në zemrën time "

Kultura

Kujtimet e udhëpërshkruesve të huaj " nuk zunë vend në zemrën time "

Nga: Murat Gashi Më: 20 tetor 2018 Në ora: 17:04
Ferizaj

Pasdite u përshëndetëm me  monologun që kishim për disa orë mbrenda Mullirit dhe mbrenda kopshtit - Bifurkacionit. Monologimi zgjati disa orë. Pastaj, nëpër rrato rrugë të asfaltuar shetitëm, biseduam dhe për emrin e qytetit, për vjetërsinë e vet Mullirit, për " njeriun e parë " që ish vendosur këtu në mes kësaj fushe të gjërë e të plleshme humusore dhe rrezet e diellit që binin mbi këtë tokë pjellore. Kjo tokë smonicë , dromsore e haluviale etj, i klasit të parë e të dytë e .... në vete rrit të gjitha kulturat bujqësore. Për të gjitha biseduam. Bisedonim dhe për hekurudhën, kulturën, për qytetin e ri Ferizajt.

Në mbasditën e vonë ndonëse, për mua koha po afrohej të kthehesha për Prizren,  Skenderi kishte një takim tjetër, u ndam vëllezërsht, të kënaqur, ndërsa Imriu më shoqëroi derisa unë të hy në autobus. Rugës më shoqëroi deri te rrethi i Ferizajit, që ndodhej në skaj të qytetit ku rrugët të qonin në disa drejtime. Në Gjilan, Shkup e nga veriu për në Prishtinë dhe Mitrovicës. Aty u ndalëm të vij autobusi lokal që qon deri diku në drejtim të Prishtinës, për t'u kthye pastaj në anën e majt për në Shtimje, që lidh rrugën për në Prizren. Në faqen shtrirëse dhurua Ferizajt,, gjithë ata që shohin me dy sy, me një gjuhë, shikojnë bardhë , fushën dhe qytetin.

Këtu shfletova mendjen nga ajo e " humbura " dikur, ku e " gjeta " përgjigjen dhe dashurinë që më mbush mendjen me historin e re. A mund të ketë kuptim kjo apo është rastësi ? Po, po !...  Miq ferizajas " Mulliri " i vjetër, Bifurkacioni më dhanë mjaft shenime, që kishin të bënin me qytetin e Ferizajt,  me emrin e tij, me hekurudhën e shumë të tjera. Ndërsa për fushën dhe diellin e kësaj ane, truri im si një " satelit "      " bënte një Film " në vete. Sepse e shihja me të dy sytë dhe më dukej sikur këto flasin me një gjuhë të dhimbshme e krenare. Këtu në fushën e Kosovës, moti në Ferizajt dhe fshatrave përreth, me erëra të shumta  nga llojet më të ndryshme sa nga perëndimi dhe veriu mbi te binin hapur. Nëpër periudha të ndryshme, nganjëherë binte qetësia, por me erëra të lehta me shi e herë pas here me Shira lokale që freskohej rrethina e Ferizajt. Këto pamje me ngjyra të bukura, pamjet e fshatrave, sot përshkruhen me pamjet e qendresës heroike, nëpër kohë me penën e thjeshtë intelektuale.

Qyteti i ri Ferizajt, përshkruhet shumë me emrin e Feriz Shasivarit, si shqiptar i pasur, pasuria e të cilit shtrihej në afërsi të Nikodinit, tani fshat dhe paralagje e Ferizajit. Në fillim ai ndërtoi një han, për të pushuar, kofshët, trektaret, udhëpërshkruesit etj.

Kur më rrëfyen për emrin Feriz Shasivarin, për një çast sytë hedhën shikimin larg... Shfletova mendjen e tregimit të Plakut Hazër Dili nga  fshati Mushnokovë të Prizrenit që shtrihej luginës së Sharrit. Ai në një reportazh që e kisha shkruar në vitin 2000 më kishte rrefye shumë për fshatin e vet se si e kish marrë emrin Mushnikovë. Vërtetë ishte një legjendë...Rrefeu dhe për vjetërsinë e këtij fshatit. Këtu më pat tregue shumë çka Hazër Dili. Në luginë, shpatit -  malit, skaj një rrugë tek shtrihej përtej majës, andej në Tetovë, është vendos një familje ( tre vëllezër ) BekteshI i ardhur nga Puka e Shqipërisë para 300 vitesh. Në fillim ndërtoi një shtëpi një katëshe të gjatë me gurë si në ato vite. Pastaj ndërtoi edhe një Han për udhëtarët. Pastaj ndër këto bukuri natyrore shtriu jeten e tij.

Pas një kohe njeri vëlla u vendos në Kushni të Prizrenit ndërsa tjetri vëlla në Bogaj të Kaçanikut. Këtu ishte një burim i ftohtë uji. Kur shkoni të mirrni ujë te burimi njeri tjetrit i thoni mushni kovën. Kështu fshati u shtri dhe mori emrin sot që ka, Mushnikovë.

Mirëpo, thuaja pas, rreth 100 vite më vonë, kolonistët sërb me torba zbritën prej karpateve dhe u vendosën këtu, duke jetuar nëpër kolybe. Këta me ndihmën e Rusisë dhe ....bënin dhunë mbi ato familje Bekteshi etj. duke ia imponue gjuhën e tyre të egër. Por familja Bekteshit dhe të tjerët gjuhën dhe kulturën e ruajtën në zemër.

Ky shfletIim më bënë të besoj. Sepse këtë legjendë e kisha dëgjuar herët. Ferizaji si një legjendë ka emrin e  njeriut të " pasur " Ferizi që ishte vendosur këtu  dhe ka mdërtue një Han. Atë ditë korriku kur vizitova Ferzajin mu duk sikur po flet vet Legjenda. Vazhdojnë bashkëmonologët :

Çdo udhëtar që kalon këtu pari ndaleshim këtu në Hanin e Ferizit. Dhe kur kalonin këndej pari ndaleshin në Han për të pushuar apo dhe... e njihni si vend i Ferizit. Kjo të kujton se udhetarët hapnin mendjen për këto bukuri dhe përshkruajn kujtimet e tyre duke shfrytëzuar fuqin e etshëm të tyre. Por ky përshkrim nga të huajt sikur nuk zuri vend në zemër. Vetëm Legjenda mu duk sikur rrjedhi emrin e Ferizajt nga qytetari Ferizi.

Po çfarë më thoni si dhe nga kush mund ta kishte përshkruar këtë legjendë në ato vite ? Dua të mësoj si u gjet çelësi i fatit i qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat