Dhembja e mimozës

Kultura

Dhembja e mimozës

Nga: Prof. Eroll Veliu Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:24
Prof. Eroll Veliu

Një ditë fëmijët dolën të lozin në park. Aty vërejtën shumë drurë me lule mimoze. U vërsulën pas degëve të saj dhe filluan t'i thyenin.

- Vallë, këtë shpërblim që më japin fëmijët e meritokam unë që zbukuroj parkun dhe qytetin duke sjellë pranverën!

NJERIU I MENDUAR

Një njeri ishte ulur në një gur dhe ishte i zhytur në mendime. Aq shume qe harruar saqë nuk e vërejti fare qenin që iu afrua. Qeni tha:

- Pse, o njeri i dashur, je kaq i pikëlluar? Pse mendon kaq për të kaluarën? Vazhdo të jetosh edhe mëtutje si gjer tani!

Njeriu e përkëdheli qenin dhe u gëzua shumë.

NDIHMA E VONUAR

Në ditët e fundit të jetes, luani u sëmur e përjetoi një varfëri.

 - Kur e mori vesh këtë zonja dhelpër,  shkoi ta ndihmonte, shkoi ta ndihmonte mbretin e tyre.

Mirëpo, ishte tepë vonë pasi tashmë luani dergjej, në shtratin e vdekjes.

  - Eh, e dashur murmuriti luani, - për ta mbajtur fanarin të ndezur duhet t’i hedhësh vaj me kohë.

PUTHADORI

Një njeri, për një post fare të vogël, ishte gati t'ua puthte duart pushtetarëve. Ai këtë e bënte me plot pasion. Një ditë prej ditësh, mbeti me vetminë. Askush nuk shoqërohej me të, askush se përshëndeste më në rrug. Mbeti i damkosur si jeta.

DEPUTETËT PARLAMENTAR

Një gazetar shumë deputetëve parlamentar u dërgoi ftesë luksoze, në të cilën shkruante:

-Kemi nderin t’ju ftojmë që me praninë tuaj ta ndritni rastin solemnë të zbulimit të bustit të patriotit të shquar, Demë Ametit, mendimtar i madh i të cilit “Teri humb kur lind Dielli”-nuk do harrohet kurrë.

Të ftuarit nuk qenë te befasuar, sepse zbulimi i përmendoreve ishte i shpeshtë dhe ky akt nuk mund të paramendohej pa praninë e personaliteteve të shquara të jetës kulturore e politike.

Të gjithë deputetët paralajmëruan pjesëmarrjen e tyre në këtë solemnitet të rëndësishëm për hirë të respektit të thellë që kanë për Demë Ametit.

Gazetari të gjitha përgjigjet e këtyre pseudointelektualëve i botoi në gazetë, për shkak se festa ishte vetem një shaka e kulluar, pasi Demë Ameti as që ka ekzistuar.

VDISNI PËR ATDHE

Në një tubim protestues në sheshin e qytetit, një palo patriot i pirë tapë, mbante një fjalim të flaktë, duke u thënë të pranishmëve:

- Vdisni për atdhe…vdisni për liri…vdisni…

Njëri nga të pranishmit i nxehur nga fjalimi i flakte i këtij patrioti, e pyeti:

- Zotëri patriot, ti përse nuk vdes për atdhe dhe liri sikur që u preferon të tjerëve?!

Patrioti i zverdhur si dyll me një buzëqeshje të mekur, tha:

- Po të vdes edhe unë sikur ju, kush do t’ju mbajë fjalime  nëpër tubime?

VESHGJATI DEPUTET

Një gomar i pakënaqur me statutin e vet, kërkoj t’i ndërrohej imazhi i tij. Vendosi të bëhej deputet dhe të  prezatonte idetë e tij gjeniale. Kështu porositi një kostim të zi, një kravatë e syze të dukej paksa më intelektual.

Pasi u vesh me kostumin e zi, vuri kravatën dhe syzet dhe u nis drejt parlamentit. Mirëpo, sa hyri brenda, gomari  u shtang i tëri. Veshgjatit i shkoj puna huq, sepse në mes gomerëve, ai mbeti kërriç.

Marr nga libri:"Përrallëzat e netëve të gjata.'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat