“Poezia forma më e lartë e fjalës njerëzore”...

Kultura

“Poezia forma më e lartë e fjalës njerëzore”...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:42
Dashamiret e shumtë të librit me interesim përcjellin fjalët e recepsionisteve

Promovimi i tri librave  ishte tema kryesore  e cili u bë në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare  në Prishtinë. Në fjalën kushtua  dy librave të fundit  shkrimtari i ynë Prend Buzhala në mes tjerash tha:” Botimi i çdo libri edhe të këtyre që po e bëjmë tani është një gëzim i veçantë për botën akademike, e kënaqësi e rrallë për autorin e këtij librit. Në dy librat e fundit poetikë Agim Desku parapëlqen titujt diskursivë: “Universi poetik” dhe “Fishtiane”. Paradigmat e titujve të tillë duan të shenjëzojnë dy kërkesa: kërkesën e parë për vlerat arketipore universale të vlerave njerëzore e artistike dhe kërkesën e dytë për rinjohje të vlerave kombëtare, duke u identifikuar me muzën fishtiane të shkrimit. Kësaj radhe, po përqendrohemi të librit më të ri  të këtij poeti të mirënjohur në botën shqiptare dhe me larg me titullin, “Fishtiane”, në të cilin thelbi i ligjërimit letrar është qenia e qeniesimi kombëtar e historik, por gjithnjë me kërkime edhe jashtë kësaj fushe, sidomos në kërkimet refleksive lirike për bashkëkohësinë, jetën, kohën, lirinë, apo për dhembjen, vdekjen, fatin, ëndrrën, pritjen, heshtjen. Aty janë dhe këndimet për protestën, fjalën, vargun, tekstin, e që lexohen si metatekste lirike. Por aty janë dhe figurat tematike për dehjen, gotën, sytë, diellin, zotat apo yjet.

Poetika: njeriu mbi përmasën e realitetit, në atë hyjnore

Poeti e di që arti i vërtetë poetik  është ai i kujdesit për qenien nacionale. Të mos harrojmë: ky kujdes nuk është një program politik a shoqëror, romantik apo joletrar. “Arti bën gjithçka ndryshe” do të thoshte një aforist gjerman, Alexander Eilers. Arti nuk është kopje e realitetit e as e programeve shoqërore. Poeti e di që politika në art e dhunon lexuesin. “Arti nuk paraqet të dukshmen, por arti e bën dhe e krijon të dukshmen” do të thoshte Paul Klee. Poetët e të gjitha kohëve tha Buzhala duan ta identifikojnë krijimtarinë e tyre si ndërgjegje të njerëzimit. Boshti tematik i ekzistencës sonë këndohet gjithandej nëpër vargje, këndohet si një ekzistencë shpirtërore, si një gjendje shpirtërore. Ai është qenie  e plotë, i realizuar, vetëm kur identifikohet me të bukurën, me poezinë. Edhe kur me jetën është i pakënaqur, ai përpiqet gjithnjë  t’i japë kuptim asaj përmes vargut poetik, ta ribëjë a rilindë atë në secilën kohë. “Poezia është forma më e lartë e fjalës njerëzore” shprehet fituesi i çmimit Nobel Joseph Brodsky. E jeta ka dhuratën e saj, aq sa e ka dhe fatkeqësinë a tragjedinë e saj. Jeta duket si një legjendë a një përrallë: ajo zgjohet e ringjallet nëpër stuhi,  vallëzon nëpër vorbulla e përplasje, kurse arti poetik pikësynon lirinë, edhe kur ai përleshet me betejat e tij me një fjalë të marrë, na është fjalë e hyjnive. Sado që poezia e do lumturinë, a thua, a mos na është ajo një komedi? Porse subjekti a folësi lirik i kësaj poezie dëshiron të jetojë në një tjetër univers. Arti është religjion më vete. Është i tillë, pikërisht për shkak të kuptimeve të thella.

Image
Tri librat e poetit Agim Deskut

Në muzën e tij fishtiane ai identifikohet nëpërmes poezive si “Fishtiane”, “Gjuhë e Fishtës” a “Shqipnia e Fishtës”, kurse fishtiana e ka edhe rrënjën e saj ilire, gjergjiane, si thotë poeti. E pra, poeti e ka fishtianën e tij moderne dhe gjergjianën e tij të kohës së sotme, si shtylla të identitetit vetjak dhe identitetit lirik. Së këndejmi, kur poeti e përkufizon librin e tij si fishtiane, ai pikësynon artin e lartë të këtyre kuptimeve, po edhe të pëlcitjes së protestës, të dehjes, frymëzim e zemërim, të detit me valë. Është betim më vete: ”Po nuk u bëra toka e shqipeve, nuk di të shkruaj për ty. Pra poeti është një hap apo disa hapa para kohës, edhe kur mediton për të kaluarën. Dhe ajo e kalaur lë gjurmët e veta edhe në jetët tona. Kësisoj, Agimi  parapëlqen vargun e gjatë, vargun homerik, fishtian. Gjatësia e vargut sugjeron seriozitetin e këndimit, më saktësisht: seriozitetin e tematikës së trajtuar poetikisht.  Ky autor dëshiron të na thotë se ajo ishte një hyjni pellazge që ka folur shqip gjashtëmbëdhjetë  shekuj para epokës së re, duke i dhënë zë, kësisoj, kultit të lashtësisë sonë. 

Fishtiana është toka dhe dhembja jonë nacionale e trojeve etnike, kufijtë dhe varreve. Është të folurit shqip. Diku tjetër poeti do të thoshte: është kryqëzimi ynë shqip. Herën tjetër, për këtë vlerë të poezisë së Agimit, kam shënuar: “Subjekti lirik që ligjëron në veten e parë,  është subjekt mbikohor, tej-historik, që shënjon shqiptarin; vetëm protagonisti i tillë arrin të grindet me perënditë e të gjitha kohëve, t'i mbijetoje ata - për të qenë krijues i Atdheut dhe Mburojë shpirtërore e trashëgimore e polemit shqiptar dhe e qëndrimit  shqip - e të folurit shqip, vetëm me pasaportën kuq e zi të Flamurit. Madje, është një të folur edhe i kryqëzimit shqip  për lirinë...”

 Midis frymëzimit dhe revoltës

Image
Vargjet nga librat i deklamuan aktoret Çun Laj?i dhe Mentor Zymeraj

Sado që poeti  pëlcet në revoltën e tij kundër trillit të perëndive, a në dehjen e tij jetësore-poetike, megjithatë ai gjithnjë pikësynon harmoninë, është apologjet i kërkimit të përsosmërisë së qenies kundruall hallakatjes së brendshme. Duket sikur ai gjendet midis dy kërkim, me një si kontrastim të lëndës poetike, të shtrirë përgjatë tërë librit: midis përplasjeve dramatike, revoltës, dehjes e protestës, dhe midis nevojës për harmonizim të unit të brendshëm, e ku madhështia kërkohet tek çlirimi vetjak, kërkohet ribërja e atdheut fishtian. Më saktësisht: qëndron midis frymëzimit dhe revoltës. Ky krijuesi letrar tha Buzhala me veprat e tija na bind se, me zërin e vet autentik, me pasurinë e imazheve, intuitës e ideve, me rezervuarin e njohjeve e të intelektit, çdo motiv dhe secila temë mund të punohet poetikisht. Mbi të gjitha, poezia është formë ekskluzive e aktit krijues. Do shtuar se Agim Desku nuk pretendon atë tip lirike që mbërthehet nëpër poliseminë e tekstit. Jo. Ai kërkon që të shprehet nëpërmes ligjërimit poetik, si shkalla e epërme e gjuhës, dhe nëpërmes lirizmit refleksiv, si hapësirë e lirisë së shprehjes dhe kërkimit.

Poezitë e këtij vëllimi janë ëndrra të bukura, imagjinata por edhe ngjarje të vërteta

Edhe Ariana Bytyqi - duke folur për librin me titull” “Universi poetik” të Deskut në mes tjerash tha:” Së jetëgjatësia e kësaj vepre është një vlerë për autorin dhe një vlerësim për lexuesit. Poezitë e Agimit janë të veçanta  të cilat  i transmeton në mënyrën më dinjitoze. Një pjesë e madhe e këtij  libri  tregohet si dominuese e poezive shpirtërore, por realisht nuk mungon ndjenja e përshkrimit të ngjarjeve që ai di t'i krijojë. Në vazhdim duke folur mbi përmbledhjen e librit me titullin “Anatemë e Pathënë” ky poet: “ Për çdo shkrim poetik, është një sprovë krijuese, i cili mundohet mirë  t’i shpalosë  ndjenjat në botën e poezisë  dhe të mendimeve përballë një çasti apo përjetimi ai shpesh  gjendet dhe në realitetin e kohës detyrimisht i nënshtrohet kodit të vet estetik për ta ndarë  kënaqësinë e leximit bashkë me artdashësit dhe lexuesit e shumtë të  poezive të tij.      Pra, poezitë e këtij vëllimi janë shumëdimensionale, të bukura, janë imagjinata, janë krijime poetësh, por janë kryesisht edhe ngjarje të vërteta. Ky promovim u përcoll me  deklamimin e vargjeve nga librat e Deskut- nga aktoret Çun Laj?i dhe Mentor Zymeraj. Në këtë promovim poeti nga diaspora Neki Lulaj në faljen e tij u angazhua rreth krijimtarisë letrare të poetit Agim Deskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat