Hartohet programi për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Kultura

Hartohet programi për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:32
Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Institucioni Kombëtar “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir e konfirmoi programin për shënimin e  22 Nëntorit, Ditës kur para 110 vitesh në këtë qytet u mor vendimi për formimin e alfabetit bashkëkohor të gjuhës shqipe.

Evenimentet për shënimin e kësaj dite do të fillojnë këtë fundjavë me orë poetike, por edhe me manifestime të tjera, ndërsa  do të përfundojnë ditën e festës me akademi solemne, theksoi Nuer Arsllani, drejtori i IK “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir.

“Nesër opinionit do t’i prezantojmë tre ekspozita të ndryshme “Udhëtimi i shkronjave në Manastir” që  është interesante sepse bëhet fjalë për një ekspozitë të artit me gjilpëra, më pas artisti Burim Ajdini do të ketë edhe ekspozitë figurative, ndërsa për publikun do të ketë edhe ekspozitë të fotografive dhe dokumenteve me temën “110-vjetori i Alfabetit  që na bashkoi”.  Programi i mbrëmjes do të përfundojë me manifestimin artistik  “Manastiri feston 110 vite”   i cili organizohet së bashku me Shoqatën për Zvillimin e Kulturës  “Kongresi i Alfabetit”, konfirmoi Arsllani.

Evenimentet përmbyllës  të kushtuara ngjarjes së madhe prej para 100 vitesh në Manastir, do të mbahen më 21 dhe 22 nëntor dhe në prani të një numri të madh të punonjësve shkencorë, si dhe përfaqësues nga jeta publike e qytetit, vendit dhe jashtë, informojnë nga  IK “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat