Bisedë me reperin shakaxhi
Delegat vatanli
i nënë Kosovës Shqipëri,
gazetar serioz i Rilindjes,
Pallatin ia morën, e bënë qeveri
Une nuk po jetoj
Po vdesë për çdo ditë ngapak
Po shuhem si qiri
Një ditë më shumë
ose më pak
Nuk ka më ndonjë rëndësi
Të jetosh do të thotë që jeta të ketë kuptim
Unë këtë nuk e pata
Rrugëve në kërkim
Perjargem e përqyrravem
me krenari fallco
kurrë nuk patëm atdhe as memë dhe...
Biletën nuk e zgjodhëm,
atë na prenë,
të tjerët dhanë urdhëra
nga të shkojmë
Na joshën me ëndrra,
na dhanë kotësin
Vlerat që kishim na i shkërdhyen
Punën e deshe,
shpërndaje kulturë,
atë ta morën
të lanë pa gjymtyrë
kafen e mëngjesit
me lezet e pije,
të idhët pelim
sherbet shijoje
Buzë-gaz shoqërinë doje,
nuk të duhej as laps as letër
me ta të kuvendoje
me Rilindje në dorë
Mëngjesit Ju gëzoje
Humbi ajo kohë,
shkoi rinia
me përralla të Hashimit
Na erdhi pleqëria
O popull ha-çka-ban
ta dhanë demokracinë
Ta morën lirinë
Gjakovarët thojnë
milet hashkaban
Çka të han, atë e bënë!