Meta në Manastir, bën foto përkrah patriotëve të Rilindjes Kombëtare

Kultura

Meta në Manastir, bën foto përkrah patriotëve të Rilindjes Kombëtare

Nga: Beqir Sina Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 06:26
Meta në Manastir, bën foto përkrah patriotëve të Rilindjes Kombëtare

Manastir, 17 nëntor 2018 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, qëndroi sot në Manastir, ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore, me rastin e shënimit të 110 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Gjatë qëndrimit në Manastir, Meta e vizitoi shtëpinë muze ku është mbajtur Kongresi dhe ka bërë fotografi përkrah veprimtarëve më të spikatur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare që kanë marrë pjesë në Kongres, ku është marrë vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe, raporton Ora News.tv.

“Mirënjohje të përjetshme patriotëve, veprimtarëve dhe përfaqësuesve më të spikatur të Rilindjes sonë Kombëtare, Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Sotir Peci, Taqi Buda, Nyzhet bej Vrioni dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe. Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe”, ka shkruar Meta në Facebook.

Më herët, Meta ua ka shpërndarë në mënyrë simbolike 110 abetare fëmijëve shqiptarë të Manastirit.

Ai ka marrë pjesë në përurimin e ekspozitave “Art i Gjilpërave” të Zeqir Mehmetit dhe studentëve të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, në shpalosjen “Kongresi i Manastirit – 110 vite nga Alfabeti që na bashkoi” të Prof. As. Dr. Arsim Sinanit dhe në ekspozitën e fotografive të autorit Burim Ajdini.

Në Pallatin e Kulturës në Manastir, Presidenti Meta ka marrë pjesë në manifestimin solemn “Manastiri Feston 110 vjet”, të organizuar nga Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, drejtuar nga Nuer Asllani. /b.s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat