Koment falënderues për gazetën “Bota sot” nga Kozeta Zavalani

Kultura

Koment falënderues për gazetën “Bota sot” nga Kozeta Zavalani

Nga: Kozeta Zavalani Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Kozeta Zavalani

Koment falënderues për gaztën “Bota sot” nga Kozeta Zavalani:                                                                                                      

Ju falënderoj  i nderuar Hasan Hasanramaj dhe stafin e gazetës "Bota Sot" qe me profesionalizëm gjeneron debat dhe evidenton vlera e gazetarisë dhe gazetarit. Sot 15 vjet nga 19 tetori 2003, kur Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës për “më të varfëritë e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi jetën. Nga 5 shtatori 2016 i shenjtërimit Shenjt Tereza, që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe, është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore. Gjithmonë i kujtoj thëniet e Nene Terezës si:

E djeshmja iku.

E nesërmja akoma s'ka ardhur.

Kemi vetëm te sotmen.

Le t'ia fillojmë!

Nëse lutemi, do besojmë! Nëse besojmë, do dashurojmë!

Nëse dashurojmë, do shërbejmë!

Ne s'mund te bëjmë dot gjera te mëdha,vetëm gjera te vogla me dashuri te madhe. Nuk ka rendësi sa shume jemi te angazhuar te bëjmë, por sa shume dashuri vëmë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat