Aktori Pal Daka dhe pjesëmarrja e tij në serialin "Vendlindja ime"

Kultura

Aktori Pal Daka dhe pjesëmarrja e tij në serialin "Vendlindja ime"

Nga: Lekë Mrijaj Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:27
Pal Daka

Aktori Pal Daka, i cili po merr pjesë në serialin vendor “Vendlindja ime” e gjen kohën të bashkëbisedoj për lexuesit shqiptar, pikërisht ai bisedon me Lekë Mrijaj, i cili është një publicist i pavarur shqiptar, në Republikën e Kosovës. Njëkohësisht ai flet për jetën dhe aktivitetin e tij gjithpërfshirës e kulturor, i cili ka tash e mbi 30 vite që ka mërguar në Zvicër, shtet i cili ndodhet në kryqëzimin e Europës gjermane dhe romane, është një vend i cili përbëhet nga katër rajone kryesore gjuhësore dhe kulturore pikërisht të asaj gjermane, franceze, italiane dhe romane. Në intervistën e realizuar me Pal Dakën, për lexuesit ai flet për jetën dhe aktrimin si dhe zbulon fillimet e tij, bashkëpunimet, projektet si edhe planet e tij për të ardhmen. Në intervistën e tij të dhënë , aktori ndërsa tregon jetën e tij artistike të pasur ai tregon edhe punën e tij.  Por si ecin sot ditët për aktorin Pal Daka, si do të vijojë jeta artistike, cilët janë projektet në vijim, ai i zbulon në këtë intervistë të realizuar ditë më parë.

Z. Pal, prej cilit vit jetoni në Zvicër? Çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta prej kur u larguat nga vëndlindja e juaj, Poterqi i Klinës për në Zvicër?

Në Zvicër jetoj që nga fëmijëria e hershme, pikërisht nga mosha 11 vjeçare, që do të thotë që nga kjo moshë edhe jam larguar nga vendlindja ime Poterqi i Ulët i Klinës, për të ju bashkuar babait, i cili kishte disa vite që punonte dhe jetonte në Zvicër, ndaj bashkë më nënën, motrën, dhe të dy vëllezerit, morëm rrugën e mërgimit duke vazhduar jetën në Wangen Kantoni Solothurn. Për ne nuk ishte e lehtë dhe e dëshiruar që të largohemi nga vendlindja por rrethanat dhe situata na imponuan dhe diktuan që ne të merrnim një vendim të tillë, që do të thotë se për babain tonë ishte një dëshirë që neve si familje të na kishte me afër me përkujdesje dhe edukatë prindore.  Ndërsa për ndryshimet dhe ndikimet e ambientimit ishim pak a shumë të vetëdijshëm se çdo fillim është i vështirë, por duke ju falënderuar prindërve tanë dhe rrethit tonë të gjërë familjar që nuk na mungonte, ndaj arritëm që mbrenda pak javëve të shijojmë dhe të integrohemi në rrjedhat e jetës dhe shkollimin tonë si gjëja më fundamnetale dhe më elementare për ne. Babai mundohej me të gjitha forcat dhe mundësitë që të na plotësoj dëshirat e sidomos në rrafshin edukativo-arsimor, familjar e njerëzor, me këshila dhe shembuj të respektit dhe nderimit për njeriun në kuptimin e plotë të fjalës, dita ditës të mirat dhe sukseset trokiten në derën e familjes sonë që për prindërit tonë ishte një pasuri e pafund, duke përjetuar emancipimin, rritjen dhe ngritjen tonë, që për çdo prind është lumturi kulmore kur fëmijët ua shpërblejnë më suksese dhe të arritura më një fjalë, fëmijët meritor janë për prindërit sukses kulmor. Andaj unë si fëmijë kam shumë për të thënë dhe për të dhënë shembuj të dashurisë dhe lumturisë familjare duke veçuar motrën time të mrekullueshme dhe vëllëzërit gjithashtu të shkelqyeshëm që i dhanë kuptim jetës dhe përparimit tonë në Zvicër që populli thotë: "Ku të shkoni nga një shtëpi të e ndërtoni". Prandaj sot sukseset janë prezente dhe të prekshme, e kjo është meritë e familjes sonë duke na bërë krenar dhe të lumtur e sidomos epiqendra janë prindërit tanë që gjithmonë kanë rrezatuar një njerëzi dhe mirësi të lartë dhe dashuri të pafund, që do të thotë se sot e kësaj dite që jetojmë në mërgim, nuk mundet njeriu mos të mendoj për vendin e vetë, sepse siç dihet nga lashtësia e thonin se "Guri rëndë peshon në vend të vetë"

Çfarë kënaqësie të ka sjell Zvicra ?

Zvicra është toka dhe vendi i mundësisë që më dha mundësinë e rritjes, shkollimit, punësimit si dhe sukseseve dhe dëshirave për shumë gjëra. Më dha edhe mundësinë për të ndjekur ëndrrën time dhe pasionin tim të cilën po e prezentoj tashmë në serialin vendor “Vendlindja Ime”

-A mund të na thuani se çfarë ju ka shtyer dhe ju ka motivuar me aktrim dhe kur ia keni nisur me aktrim ?

Duke vlerësuar kulturën dhe artin si rrezatim superior dhe pasqyrues i realiteteve të përditshme të jetës sonë mendova se do ishte një sfidë e ëmbël në të mirë të artit dhe aktrimit në veqanti, si pikë referimi merrja kriterin e aftësisë komunikuese me thjeshtësinë dhe modestinë që mendoj se e posedoj dhe kultivoj në raport më rrethin dhe hapësirën ku jetoj, punoj dhe veproj, prandaj aspekti dhe energjia pozitive me frymezojnë që të eksploroj mundësitë dhe aftësitë e mia në shërbim dhe dhurim të vlerave që do të rrezatojnë një realitet të gërshetuar më art dhe aktrim në dobi të pasqyrimit real të përditshmërisë, dhe pa mëdyshje iu qasa me përkushtim dhe dashuri, aktrimit si një profesion shumë fisnik dhe domëthënës. Andaj i bëra pyetje vetës se si mund të paraqesim një etapë apo periudhë kohore me të mirat dhe të ligat përmes një projekti kinematografik e në veçanti në një serial ku mund të pasqyronim realitetin e thjeshtë e ndoshta më tema ndërlikuese dhe jo e lehtë të realizohet me mjeshtëri dhe sukses kulminant, prandaj mendova se do ishte një kontribut dhe vlerë që të ua dhuronim gjeneratve të reja që përmes një seriali të tregojmë dhe shfaqim shumë domëthënie që në përditshmëri të mbushë më frymëzim dhe vullnet për të bërë një shpërblim për familjen,vendin dhe popullin tënd. Ky është projekti im i parë televiziv, si fëmijë kam qënë aktiv në teatër këtu në Zvicër.

-Si mund të ia arrish që të jesh një aktorë i mirë?

Një pyetje shumë më vend, ku dhe si gjëndet qelësi i suksesit, nga përvoja jetësore ia kam arritur në përfundim se puna e madhe më përkushtim e dashuri për çdo sfidë dhe profesion është një fortifikatë e ku suksesi nuk vëhet në pyetje, në rastin konkret se si mundesh të bëhesh dhe të mbetesh një aktor i mirë e sidomos Shqiptar nuk është aspak e lehtë por duke shfrytëzuar atributet në maksimum arritjet janë të pakontestueshme, këtu mendoj se primare është talenti dhe aftësia për të kuptuar në mënyrën më të mirë të mundshme botën e personazhit dhe në përgjithësi karakteret e llojllojshme dhe të larmishme që posedojnë njerëzit dhe përditëshmëria e tyre, nga ky aspekt mendoj se artisti i mirë duhet që të përjetoj në brendësi ngjarjen dhe atë ta pasqyroj të ndërtoj me elementet bazike dhe arsyeshmërinë e personazhit në mënyrën më të pranueshme dhe të pëlqyer, në tematikat dhe lidhshmërit e ngjarjeve mendoj, se ne si popull Shqiptar kemi burime të pashterrshme, ashtu si është edhe historia dhe përpjekjet ndër vite e shekuj që të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi në forma dhe mënyra të ndryshme, me artistët e mëdhenj shqiptar është mbajtur gjallë edhe gjeneza jonë e dihet se kemi artist të mëdhenj shqiptar, shumë të njohur që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinematografisë botërore që kanë pushtuar majat e aktrimit holivudian e europian dhe që do mbeten të pavdekshëm në historinë e kinematografisë shqiptare po ti them m emra kam droj se e harroj ndonjërin prandaj më një fjalë janë të shumtë dhe të suksesshëm. Nga ky aspekt mendoj se aktrimi dhe arti skenik janë mjeshtëri dhe aftësi e brezave ndër vite më të cilët ishim, jemi dhe do të jemi krenar dhe pjestar të historisë botërore të aktrimit. Që të realizoja ëndrrën time që të dëshmoj se e dua dhe do e sprovoj veten në aktrim, e dija që më duhen këshillat dhe përkrahja e njerëzve që posedojnë mjeshtërinë e rrallë të aktrimit, e ndër ta është i madhi dhe ndër më të mirët që ka patur kombi shqiptar artisti me famë botërore si modesti dhe modeli i artit dhe aktrimit z. Enver Petrovci dhe z. Halil Budakova dhe vendosa të kontaktoja dhe të merrja sygjerimet dhe idetë e tij se si mundemi të bëjmë një projekt së bashku edhe më artist e artist tjerë në mënyrë që edhe unë sado pak të jap kontributin tim për vendlindjen time.

-Cila është ndjenja më e bukur deri me tani që keni pasur nga aktiviteti juaj artistik?

Vërtetë është ndjenjë e bukur. Kjo është puna ime dhe jam tejet i lumtur që në jetë më mbështetën miqët dhe përzgjodha të bëhem aktor.

Rolin që e luani me emrin Alban në këto seriale e reflektonë personalitetin tënd apo jo?

Paj drejt të ju themi unë ne ketë serial e luaj rolin e Albanit, apo me konkret po e themi rolin e një biznesmeni të suksesëshem këtu në Zvicerr dhe nderkohë vullneti dhe deshira ime është që unë të kthehëm në vendlindje dhe të hapi biznese ku do të krijoj vënde pune për popullin e vëndit tim. Ndërsa në jetën private unë jam një menagjer i deshmuar nder vite...

-Si po ju ecën xhirimet ?

Edhe përkundër faktit se xhirimet janë sa në Kosovë e sa nëZvicër, janë lodhëse pak por shumë të mira sepse seriali është duke u mirëpritur jashtëzakonisht mirë si në atdhe ashtu edhe në mërgatën shqiptare.

-Sa seriale artistike në RTK i keni të realizuar deri tani?

Siç ju thash ky është projekti i parë televiziv i cili ka filluar sivjet dhe ku unë marr pjesë për herë të parë si aktor dhe se deri më tani së bashku me aktorët shqiptar z. Halil Budakova, z. Enver Petrovci, znj. Merita Budakova, e shumë të tjerë kemi regjistruar me sukses gjithsejt 18 episode.

-Çfarë do të thotë për ju të qenit aktor dhe pjesëbashkpunuese me aktor të mëdhenjë Kosovar?

Të jesh në praninë dhe të bashkëpunosh me artist të mëdhenj dhe më famë botërore është një përjetim i veçantë, një nder, një privilegj por edhe obligim i besuar që nuk mundesh të i ikësh përgjegjësisë maksimale, ku analiza, përceptimi, dhe suksesi janë kruciale. Atë që kam përjetuar më këta njerëz të mëdhenj të artit, është e jashtëzakonshme duke e kërkuar veten në valet e aktrimit dhe shkëlqimit tim si aktor, mund të them se ndihem shumë i nderuar nga përkrahja dhe dëshira e madhe për të dhënë gjithçka që artistët e rinjë të jenë sa më kreativ dhe sa më produktiv në realizimin e projekteve filmike që i gjithë ky kompozicion i artistëve eminent do sjellë përjetime dhe momente të veçanta në jetë. Sa i përket privilegjit sigurisht është prezente dhe pjesë modeste e ndjenjës të jesh me artist dhe aktor të përsosur. Vullneti, motivimi dhe vetëbesimi, vijnë në shprehje para çdo sfide sado e vështirë të jetë, e cila kalohet më lehtësi pikërisht duke ju falenderuar këtyre kritereve të përmendura më parë. Këtu kam për të shtuar se nëse do jem edhe me artistët më të mëdhenj botëror për mua prapë janë këta aktor superior dhe jam i lumtur pafundësisht që mua dhe mundësia të jem dhe të kem bashkëpunim dhe bashkëveprim, në rrafshin artistik dhe skenik, mendoj se Kosova ka një potencial të madh të artistëve, është një resurs kombëtar dhe njerëzor që duhet çmuar, kultivuar dhe nderuar në piedestal.

-Mbasi ju edhe e zotëroni gjuhën Zvicërane, do të donit të xhironit për një rol artistik argëtues - komik me producent dhe aktor të huaj në Zvicër?

Pikërisht unë ku jetoj në Zvicër pra në këtë regjion ka 4 gjuhë zyrtare, unë personalisht e zotëroj gjuhën gjermane. Sa i përket asaj se a do të pranoj të jam pjesë e e tyre artistike, këtë më besoni me të vertetë nuk e kam menduar një gjë të tillë, por, nëse do të më ofrohet kjo ofertë, pse jo.

-Cilat janë pikësynimet dhe projektet tuaja për të ardhmen?

Përkushtimi ndaj vetvetes, familjes, aktrimit dhe atdheut.

-Kujtimet nga fëmijëria e juaj?

Loja me fëmijët e fshatit, aty tek lumi “Bistrica e Pejës”, i cili kalon buzë fshatit tim të bukur. Pikërisht mbaj mend që në fëmijëri i kam pasur shumë deshirë shfaqjet dhe filmat në televizion. Tani e kujtoj pak me nostalgji kur e mendoj një film për fëmijë siç ishte dikur filmi “ Fidani”, me të vertetë ka qënë seriali i parë në gjuhën shqipe i realizuar fort mirë në Kosovë, i cili në vitet e 80-ta, i ofronte të gjithë fëmijët të kategorive të ndryshme para ekranit televiziv, që të shihnin aventurat fëmijërore të Fidanit, i cili largohej nga shtëpia pa dijenin e prindërve të tij, pastaj kujtoj edhe filmin “Kur pranvera vonohet” , etj.

-Frymëzimi i juaji artistik?

Dëshira për një eksperiencë në një lëmi tjetër nga profesioni im.

-A dëshironi të falenderoni ndonjë njeri nëpërmjet kësaj interviste dikë që ka qenë apo vazhdon të jetë pjesë e motivimit tuaj artistik?

Pikërisht unë e falenderoj familjen time dhe shoqërinë në pergjithësi pa e përjashtuar në asnjë mënyrë regjisorin e famshëm shqiptar z. Halil Budakova dhe prof. Enver Petrovcin, të cilë ishin ata qe me ofruan të jam pjesë e kompletuar e tyre në serialët ”Vendlindja ime“, dhe të gjithë ata qe janë në mbeshtetje të diasporës për Kosovën.

-Kush ju financon në projektet artistike?

Ata te cilët e duan artin dhe vlerat artistike kombëtare, ndërsa financimet për serialin në fjalë e bëjnë afarsitet e kategorive të ndryshme që do të thotë se pa mbështetjën e tyre do ishte e pakapshme nje realizim i tillë gjë që ju jam shumë mirënjohës!

Planet e tua për të ardhmen?

Pikërisht e jetoj jetën time pa planifikime. Askush nga ne nuk e di se çfarë do të na sjellë e nesërmja.

-Edhe një pyetje tjetër, dhe të fundit për këtë intervistë: z. Daka, a keni marrë vlersime artistike për gjithë këtë aktrim artistik sepse nuk është e lehtë të aktrosh në seriale me aktorë më më zë. Ç’mund të na thuash për këtë?

Pikërisht unë kam marr shumë komplimente nga shumë miq të mij të natyrave të ndryshme, por duhet të e potencoj se prej futjes sime në aktrim nuk kanë munguar as kritikat, kuptohet ato pozitive në përgjithësi rreth projektit të seralit „Vendlindja ime“.

-z. Daka, faliminderit që keni pranuar të realizoni intervistën, suksese.

-Faliminderit juve miku im i çmuar Lekë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat