Shkolla “Naim Frashëri”, BDI nuk jep afate për meremetimin

Kumanova

Shkolla “Naim Frashëri”, BDI nuk jep afate për meremetimin

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 23:31
Shkolla fillore “Naim Frashëri”

Dy ditë pas publikimit të lajmit në Alsat-M për kushtet e rënda në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, këshilltarët e BDI në kuvendin komunal kanë premtuar se problemet se në këtë shkollë do të tejkalohen së shpejti në koordinim me ministrinë e Arsimit. Megjithatë, ata nuk japin ndonjë datë apo afat të caktuar për përmirësimin e kushteve të vështira në cilat mësojnë nxënësit shqiptarë në këtë shkollë.

“Nuk dua të lidhem me afate, meqenëse procedurat administrative, burokratike pasiqë shpesh here japim afate por nuk mund të arrijmë deri në kohë të caktime”, deklaroi Ridvan Hasani, Koordinator i këshilltarëve të BDI në K.K. të Kumanovës.

Çatia e shkollës pikon gjithmonë pas reshjeve. Dyshemeja në klasat e kësaj shkolle është e kalbur, karriget e bankat janë të dëmtuara e të vjetruara, ndërsa ka mungesë edhe të hapësirave dhe kabineteve.

“Sa i përket problemit të catisë është proekt që është koordinu me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave të R.M. shpresojmë që këtë vit të mbarojmë punë, meqenëse për vitin 2015 kishim paraparë nyjet sanitare të shkollës “Naim Frashëri”, ai problem është tejkaluar dmth është kryer, po me financim nga MASH, për vitin 2016 shpresojmë që ky proekt gjithashtu të kalon në MASH dhe të mbarojë problem i catisë. Problemet tjera që hasen sic janë dyshemeja, problem i bankave dhe karrigave, poshtu edhe problem ma shkallët, aty jemi në diskutime dhe shpresojmë se me mundësitë dhe buxhetin e komunës së Kumanovës ti tejkalojmë edhe ato problem”, tha Hasani.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” mësojnë mbi 1200 nxënës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat