Digjen oxhaqet në Kumanovë, nuk ka të lënduar

Kumanova

Digjen oxhaqet në Kumanovë, nuk ka të lënduar

Më: 21 janar 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza njoftojnë se zjarrfikësit në Kumanovë kanë intervenuar në dy raste të djegies së oxhaqeve gjatë 24 orëve të kaluara. Intervenimi i parë ka qenë mbrëmë rreth orës 23:30 në një shtëpi të lokalizuat në rrugën 316 në lagjen e “Ajduçka Çeshma”. Në terren menjëherë kanë dalur zjarrfikësit me një makinë kundër zjarrit dhe pas një ore kanë arritur që ta shuajnë zjarrin në oxhak.

Intervenimi i dytë ka qenë në lagjen “Tode Mendol”. Pesë zjarrfikës me një makinë kundër zjarrit kanë luftuar me zjarrin i cili kishte përfshirë çatinë e shtëpisë, ndërsa fillimi ishte nga oxhaku. Dëmi material në këtë shtëpi do të vërtetohet dhe do të kompensohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat