Vendimi për “Kumanovën”: 746 vjet burg për të akuzuarit, 7 me burg të përjetshëm dhe 4 lirohen nga akuza

Kumanova

Vendimi për “Kumanovën”: 746 vjet burg për të akuzuarit, 7 me burg të përjetshëm dhe 4 lirohen nga akuza

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 08:03
Grupi i Kumanovës

(E plotësuar) - Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm
Dem Shehu, burg i përjetshëm
Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm
Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm
Vladet Zekaj, burg i përjetshëm
Bek Bajra, burg i përjetshëm
Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm
Qenan Hiseini, 20 vjet
Irfan Lutfiu, 14 vjet
Fadil Elshani, 20 vjet
Sami Ukshini – Sokoli 40 vjet
Esat Kafegjolli, 40 vjet
Adrian Bujari, 40 vjet
Shefqet Hallaqi, 40 vjet
Lirim Demiri, 20 vjet
Hajrush Abdija, 20 vjet
Betim Kabashi, 40 vjet
Genti Sefaj, 40 vjet
Lendrit Rustemaj, 20 vjet
Enver Hoxha-Klajn, 40
Rufki Dogani, 40 vjet
Mirsad Qerimi, 20 vjet
Bajram Elshani, 40 vjet
Nexhmedin Lika, 40 vjet
Lirim Krasniqi, 40 vjet
Sevdail Miftari, 40 vjet
Fatmir Recica, 40 vjet
Arsim Bajrami, 13 vjet
Musa Pajaziti, 12 vjet
Ragmi Latifi, 18 vjet
Seadudin Abdullahu, 14 vjet
Elham Arifi, 13 vjet
Ebib Alimi, 12 vjet

Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Vetëm 4 persona kanë marrë pjesë në seancë të akuzuarit e pasi kanë interpretuar himnin kombëtar dhe këngën besa besë dhe duke theksuar se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë, janë përjashtuar jashtë nga gjykatësja e lëndës.

***

Penalja e Shkupit liron vetëm katër nga të akuzuarit për rastin ”Kumanova”

Gjykata e Shkupit sapo ka shpallur aktvendimet për të akuzuarit e “Lagjes së trimave”. Dënimi është shqiptuar për 26 të akuzuar me gjithsej 746 vjet. Nga vendimi i gjyqit, madje rezulton se 7 prej të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pafajshëm.

Ndërsa me 40 vite burg është dënuar Sami Ukshini – Sokoli. Burg të përjetshëm ka marrë Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Andi Krasniqi – Komandant Malisheva, Nasuf Beqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajraj dhe Fazli Rushitovski. Gjykata ka liruar nga burgu si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

Avokati mbrojtës Naser Raufi i ka cilësuar këto dënime drakonike nga ana e gjyqit.

***

Gjykata e Shkupit sapo ka shpallur aktvendimet për të akuzuarit e “Lagjes së trimave”. Nga vendimi i gjyqit, madje rezulton se 7 prej të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pafajshëm.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu burg i përjetshëm

Qenan Hiseini 20 vjet

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Irfan Lutfiu 14 vjet

Fadil Elshani 20 vjet

Esat Kafegjolli 40 vjet

Adrian Bujari 40 vjet

Shefqet Hallaqi 40 vjet

***

Pjesëtaret e Grupit të Kumanovës nuk kanë ardhur në seancën e sotme gjyqësore, ku duhet të shqiptohet dënimi ndaj tyre, njofton Alsat-M.

Raportohet se pjesëtaret e Grupit bojkotojnë seancën për shkak se nuk besojnë që vendimi do të jetë i drejtë.

Ata vlerësojnë se rasti është i montuar, gjë qe e shprehu edhe avokatja Artene Ademi , e cila para fillimit të seancës tha se nuk mund të ketë drejtësi në një rast të montuar.

Nuk dihet nëse gjykatësja do ta shqiptojë dënimin në mungesë të personave të akuzuar në këtë rast.

Shtohet prania policore

Prani e përforcuar e policisë është vërejtur para dhe brenda Gjykatës Penale në Shkup ku sot duhet të kumtohet aktgjykimi për ngjarjet në "Lagjen e trimave" në Kumanovë, ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të Sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Komunikacioni para gjykatës është rikahëzuar, ndërsa përkohësisht qarkullojnë edhe helikopterë të policisë.

Seanca gjyqësore në të cilën do të shpallet aktgjykimi është caktuar për në orën 10:30.

Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së.

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për "terrorizëm" dhe "organizim terrorist". Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.

Më 9 dhe 10 maj 2015, në lagjen e Trimave një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Nga të shtënat jetën e humbën tetë policë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur ndërsa u plagosën rëndë edhe katërmbëdhjetë policë të njësive speciale dhe të veçanta.

Familjarët e të akuzuarve futën në sallën e gjyqit

Familjarët e 29 të akuzuarve të Grupit të Kumanovës, kanë nisur të futen në sallën ku pritet të shpallet aktgjykimi.

Raportohet se ka interesim të madh të familjarëve për të qenë të pranishëm në gjykim.

Siguria si brenda gjykatës ashtu edhe rreth saj është në nivelin më të lartë.

Të akuzuarit janë sjell në Gjykatë nën masa të rrepta siguria, autoblinda e helikopter.

Image

Grupi i Kumanovës dërgohet me autoblinda në Gjykatë 

Gjykata Penale e Shkupit sot duhet të njoftojë aktgjykimin për ngjarjet në "Lagjen e trimave" në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Nën masa të rrepta sigurie Grupii Kumanovës është dërguar në Gjykatën Themelore të Shkupit 1. 

Pas pak pritet do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.

Gjykimi për “Lagjen e Trimave”, flet avokatja

Gjykata Penale e Shkupit sot duhet të japë gjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015, humbën jetën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Në pritje të fillimit të seancës gjyqsore Shkupi është blinduar nga Forcat e sigurisë.

Në lidhje me gjykimin e sotëm avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë.

“Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme.

Vendimi për grupin Kumanova, “blindohet” Shkupi

Është rritur prezenca e policisë dhe njësive speciale nëpër rrugët e Shkupit.

Qindra zyrtarë të policisë dhe njësitit special shëtiten rrugëve të Shkupit për të siguruar transportin e 37 personave që akuzohen për terrorizëm dhe bashkëpunim kriminal nga ngjarja e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Gjykimi pritet të fillojë në ora 10 e 30.

Policia nga dita e djeshme ka njoftuar se do të rriten masat e sigurisë rreth Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Sot merret vendimi për grupin Kumanova

Sot në ora 10:30 minuta, Gjykata penale duhet të bëjë publike aktgjykimin për rastin e Kumanovës. 

Me kërkesë të MPB-së dhe Drejtorisë për siguri publike, Gjykata themelore Shkupi 1 shpalljen e aktgjykimit njëherë e shtyu sepse forcat policore ishin të angazhuara në mbajtjen e rendit dhe qetësisë për zgjedhjet lokale.

Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter. Ky proces ka nisur në shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën personat të cilët akuzoheshin si organizatë terroriste për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat