Hiseni: Drejtësi dhe liri për grupin e Kumanovës

Kumanova

Hiseni: Drejtësi dhe liri për grupin e Kumanovës

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 18:02
Daim Hiseni

Ndërkohë, Daim Hiseni në emër të SHVL- UÇK-së tha se Gjykata ka dhënë dënime të padrejta dhe politike ndaj të akuzuarve të Kumanovës.

“Mbi 700 vite burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm, tregojnë fytyrën e vërtetë të drejtësisë maqedonase. Ndal persekutimit të shqiptarëve, dënimeve drakonike, ndal dhunës, ndal drejtësisë selektive dhe skenarëve të montuara ndaj shqiptarëve. Kërkojmë rasti të hetohet nga faktori ndërkombëtar, drejtësi dhe liri për grupin e Kumanovës”, ka thënë Hiseni. Ndërkohë, edhe në emër të familjarëve të grupit të Kumanovës u kërkua lirimi i menjëhershëm i të dënuarve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat