Dy kumanovarë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu në një garazhë

Kumanova

Dy kumanovarë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu në një garazhë

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 20:54
Ilustrim

Dy kumanovarë mbrëmë kanë marrë të djegura nga shkalla e dytë në zjarr në një garazhë i cili ka shpërthyer nga shpërthimi i instalimit për gaz të automjeteve.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë,  në orën 21:10 në Kumanovë në rr.”Nikolla Teslla” është shkaktuar zjarr në një hapësirë ndihmëse-garazh nga shtëpia pronë e M.J. Për shkak të moskujdesit gjatë ndërrimit të gypit për gaz, montimit dhe çmontimit të bombolës së gazit në automjetin “Reno 18″ me targa kumanovare, pronësi e T.M. (54) nga Kumanova, ndërsa T.M. dhe A.C. (34) nga Kumanova kanë qenë së bashku në kanalin nën automjet, ka ardhur deri te shpërthimi dhe ndezje të instalimit për gaz të automjetit, me ç’rast brendësia e të njëjtës tërësisht është djegur, ndërsa T.M. dhe A.C. janë marrë të djegura nga shkalla e dytë në duar dhe fytyrë, ndërsa njëherit është djegur edhe garazhi.

Me automjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në Qendrën Mjekësore – Kumanovë për dhënie të ndihmës mjekësore.

Zjarri është shuar nga ekip i Njësitit zjarrfikës – Kumanovë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve nga Sektori për punë të brendshme Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat