Aksion për largimin e qenve endacak nga rrugët e Kumanovës

Kumanova

Aksion për largimin e qenve endacak nga rrugët e Kumanovës

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:28
Ilustrim

Ekipet e qendrës veterinare ”Todor Velgov”, të monitoruar nga zyrtarët inspeksional të Kumanovës, sot dhe nesër do të bëjnë aksion për largimin e qenve endacak nga rrugët e Kumanovës.

Në aksionin e ditës së sotme janë kapur 20 qenë endacak. Qentë që do të kapen do të vaksionohen me vaksina të parapara sipas rregullores duke u bazuar ne Ligjin për mirëqenie dhe mbrojte të kafshëve.

Do të ruhen 30 ditë dhe do të ofrohen për strehim shtëpiak, ndërsa nëse nuk gjejnë strehim, përsëri do të kthehen në vendet ku janë marrë.

Qentë që janë kapur në këtë aksion, disa herë kanë qenë shqetësim për qytetarët dhe kanë kafshuar disa prej tyre.

Nga fillimi i realizimit të këtij tenderi, per të cilin komuna ka paraparë 800.000 denarë, janë kapur afër 350 qenë endacak. Komuna e Kumanovës është një ndër komunat e ralla në Maqedoni që e praktikon aksionin për kapjen e qenve endacak.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat