Përplasje me armë mes dy familjeve shqiptare, një i vdekur, katër të plagosur

Kumanova

Përplasje me armë mes dy familjeve shqiptare, një i vdekur, katër të plagosur

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Ka ndërruar jetë para pak minutash V.M.

Ai ndërroi jetë pas plagës së marrë nga përleshja mes dy familjeve, mbrëmjen e sontme në Kumanovë.

Sonte rreth orës 18:00 sherri kishte filluar nga dy familje që fillimisht nisi me përleshje fizike dhe mbaroi me armë.

Përplasje me armë mes dy familjeve shqiptare, pesë të plagosur

Të paktën 5 shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Kumanovë të Maqedonisë si pasojë e përplasjeve me armë zjarri mes dy familjeve.

Alsat M raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Tode Mendoll’, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.

Mësohet se shtetasit me inicialet F.L. 61 vjeç dhe V.L. 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të V.M., XH.M, R.M dhe M.M, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por forca policie vijojnë hetimet.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat