Petar Petkoviç: Jam i shqetësuar për sigurinë e serbëve në Kosovë

Lajme

Petar Petkoviç: Jam i shqetësuar për sigurinë e serbëve në Kosovë

Nga: F.B Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:34
Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka kumtuar se ndjen shqetësim të madh për sigurinë e serbëve në Kosovë, pas njoftimit se është thyer një shtëpi e një familje serbe, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Kërkojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë që urgjent dhe pashmangshëm të ndërmarrin masa që të mbrojnë popullin serb nj jug të Ibrit nga sulmet dhe provokimet ekstremiste”, ka shkruar ai në një deklaratë me shkrim.

Petkoviç ka vlerësuar se bëhet fjalë për inspirim politik të incidenteve në Graçanicë dhe rrethinë duke ia përshkruar këtë ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj-Stublla shkruan “Danas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat